Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos bën thirrjen e frikshme: Shmangni blerjen e makinave, televizorëve dhe frigoriferëve!
Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos paralajmëron njerëzit për recesionin e ardhshëm. Bezos u kërkon njerëzve që të mbajnë larg blerjet e tyre të shtrenjta, si makinave, televizorë dhe frigoriferë për të kursyer para

E Premtja e Zezë ose “Black Friday” po vjen. Amazon dhe faqja e tregtisë elektronike po sjellë oferta dhe ulje të reja në një shumëllojshmëri produktesh, duke filluar nga telefonat inteligjentë e deri tek pajisjet shtëpiake. Mes të gjitha ofertave të rënda, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos po u kërkon njerëzve të mos blejnë TV, frigorifer apo ndonjë pajisje tjetër të shtrenjtë. Bezos u ka kërkuar njerëzve që mos të bëjnë blerjet e tyre të shtrenjta ndërsa i paralajmëron ata për recesionin e ardhshëm.

Themeluesi dhe kryetari ekzekutiv i Amazon, Bezos në një intervistë të fundit me CNN këshilloi njerëzit të kursejnë paratë e tyre pasi “ekonomia nuk duket e mirë momentalisht”. "Probabilitetet thonë se nëse nuk jemi në një recesion aktualisht ka të ngjarë të jemi në një recesion shumë shpejt.

Bezos gjatë intervistës paralajmëroi pronarët e bizneseve të vogla dhe njerëzit që të zvogëlojnë rrezikun e vajtjes në recesion duke mbajtur blerjet e mëdha si televizor, makina dhe pajisje të tjera të kushtueshme. "Nëse mendoni të blini një televizor me ekran të madh ju sugjeroj më mirë që t’i mbani para dhe të shikoni se çfarë ndodh”.

Por, ndalimi i blerjeve mund të ndikojë gjithashtu në Amazon të Bezos. Kompania tashmë po përballet me një rënie të të ardhurave dhe stoqet e saj kanë rënë me më shumë se 40 për qind për shkak të rritjes së çmimeve dhe ndryshimit të sjelljes së klientëve.

Më herët, Elon Musk CEO i Tesla, SpaceX dhe Twitter vuri në dukje recesionin e ardhshëm dhe situatën në rënie të ekonomisë. "Do të ketë ndoshta një ose dy vjet recesioni serioz," tha ai. “Sinqerisht, tabloja ekonomike përpara është e tmerrshme, veçanërisht për një kompani si e jona që është kaq e varur nga reklamat në një klimë ekonomike sfiduese”, shtoi Musk.

Duke parë situatën aktuale ekonomike, ardhja e recesionit po ndihet jo shumë larg. Në javët e fundit gjigantët e mëdhenj të teknologjisë duke përfshirë Amazon, Twitter, Meta, Microsoft dhe Apple bënë reduktime masive nga puna. Ndërsa Twitter hoqi pothuajse 50 për qind të fuqisë së tij punëtore globale, Mark Zuckerburg njoftoi planet për të shkurtuar rreth 13,000 punonjës nga platformat Meta duke përfshirë Facebook, Instagram dhe WhatsApp. CEO i Amazon Andy Jassy gjithashtu konfirmoi pushimet masive në Amazon në një postim publik dhe konfirmoi se gjigandi i teknologjisë do të shkurtojë më shumë punonjës në muajt e ardhshëm.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations