views
Kishte shumë highlights në industrinë e hapësirës këtë javë. Lajmi më i madh për hapësirën tregtare mund të jetë ai që NASA nënshkroi pesë kompani të reja në listën e shitësve të aprovuar duke e çuar grupin në 14.
SpaceX është në mesin e tyre, dhe ndërmarrja e Musk pati gjithashtu goxha lajme këtë javë - disa të mira, disa të këqija. Një gjë eshte e sigurt: Edhe duke shkuar në javën e fundit të nëntorit, ka ende shumë lajme qe na presin per këtë industri para mbylljes se vitit.
Pesë kompanitë përfshijnë Blue Origin, SpaceX, Ceres Robotics, Sierra Nevada Corporation dhe Tyvak Nano-Satellite Systems. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht qe të gjitha ose ndonjëra nga këto kompani do të fluturojnë ndonje gje në Hënë në emër të NASA-s, por do të thotë që ata zyrtarisht mund të bëjnë ofertën për ta marë këtë mundësi. Krahas 9 ndërmarrjeve të tjera të zgjedhura më parë nga NASA, ofertat e tyre do të konsiderohen nga NASA bazuar në kosto, qëndrueshmëri dhe faktorë të tjerë.
Comments
0 comment