views
WhatsApp po teston një veçori të re që do t'i lejojë njerëzit të dërgojnë mesazhe pa përdorur telefonin e tyre.
Aktualisht aplikacioni i WhatsApp në desktop dhe në internet kanë nevojë që ajo pajisje të lidhet me smartphone-in dhe të marrë mesazhe. Por tipari i ri do t'i lejojë përdoruesit të dërgojnë dhe të marrin mesazhe "edhe nëse bateria e telefonit e tyre është 0%".
Si fillim, tipari i ri do të paraqitet si një provë beta për një "grup të vogël përdoruesish" dhe ekipi planifikon të përmirësojë performancën dhe të shtojë veçori para se ta mundësojë atë për të gjithë. Enkriptimi(End-to-end encryption) - një pikë kyçe e WhatsApp - do të funksionojë ende nën këtë sistem të ri.Disa aplikacione të tjera të mesazheve tashmë kanë një veçori të tillë, duke përfshirë aplikacionin rival të koduar Signal, i cili kërkon një telefon për regjistrim, por jo për të shkëmbyer mesazhe. Por tipari është kërkuar prej kohësh nga përdoruesit e WhatsApp - nga të cilët raportohen dy miliardë.
Comments
0 comment