Surface Duo zbulohen datat zyrtare të prezantimit
Surface Duo do të ofrohet me çmimin fillestar prej 1.399 dollarë. Debutimi në treg pritet më 10 shtator.

Surface Duo është zyrtar. Pas prezantimit në tetorin e kaluar dhe thashethemet e vazhdueshme të orëve të fundit, Microsoft ka zbuluar përfundimisht smartphone e parë të palosshëm, i cili siç u njoftua tashmë do të ofrohet me çmimin fillestar prej 1.399 dollarë. Debutimi në treg pritet më 10 shtator. Për momentin nuk kemi asnjë informacion në lidhje me marketingun në Evropë.

Surface Duo integron Android me shërbimet dhe mjetet e ofruara nga Microsoft 365, duke ofruar mundësinë që përdoruesit të shfrytëzojnë sa më shumë ekranin PixelSense Fusion me dy ekrane, secili 5.6 inch.

Smartphone u krijua posaçërisht për punë: hardware dhe software punojne në sinergji për të ofruar përvojën më të mirë të mundshme përdoruesit per biznesit (por jo vetëm, natyrisht), me vëmendje të veçantë për mbrojtjen e të dhënave. Komponentët e firmware menaxhohen nga Unified Extensible Firmware Interface (UEFI), dhe "çdo rresht i kodit të firmware" është shkruar dhe kontrolluar nga Microsoft, duke lejuar kështu që kompania Redmond të përgjigjet menjëherë dhe drejtpërdrejt për çdo problem që kërcënojnë sigurinë.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations