Situata komplikohet për TikTok
TikTok do të ndalohet në SH.B.A. nëse nuk arrin të marrë një marrëveshje brenda afatit të 20 Shtatorit.

Të gjithë janë duke pritur lëvizjen e rradhës të TikTok. Një nga aplikacionet më të mëdha në botë për celularët, TikTok do të ndalohet në SH.B.A. nëse nuk arrin të marrë një marrëveshje brenda afatit të 20 Shtatorit. Kina tani ka shkaktuar polemika në negociatat e marrëveshjes, kur lëshoi kufizime të reja mbi eksportin e teknologjisë AI. Urdhri mund të komplikojë një marrëveshje me TikTok, pasi kjo mund të nënkuptojë që TikTok duhet të marrë miratimin e qeverisë kineze për të transferuar algoritmet e TikTok së bashku me IP-në e tjerë te ndonjë blerës i mundshëm i SHBA.

Kjo i lë blerësit ose të ndjekin një marrëveshje pa algoritme për të përmbushur afatin, ose të përpiqen të negociojnë një lloj periudhe tranzicioni për marrëveshjen me Komitetin për Investime të Huaja në Shtetet e Bashkuara (CFIUS). Ky i fundit do të hiqte një pjesë të presionit duke ngadalësuar urgjencëne heqjes së kërkuar nga Trump E.O. Blerësit gjithashtu mund të përpiqen ta bëjnë Kinën të aprovojë eksportin (i cili nuk është me të vërtetë një opsion në kohë) ose ndoshta të licencojë algoritmin nga TikTok, ByteDance.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations