Së shpejti Microsoft nxjerr në treg gjeneratën e re të Windows, Windows 11 !
Microsoft po i jep Windows 10 një ridizenjim, por a do të quhet ky ridizenjim Windows 11?

Në 24 qershor, Microsoft do të zbulojë "gjeneratën e ardhshme të Windows" në një event virtual, duke premtuar ndryshime tëmëdha në sistemin operativ prej një kohe të gjatë - dhe një ndryshim të mundshëm me emrin "Windows 11".

Në konferencën e zhvilluesve të Microsoft Build më 25 maj, CEO Satya Nadella, thase Microsoft po planifikonte "një nga përditësimet më të rëndësishme tëWindows të dekadës së kaluar", duke konfirmuar fjalët për një ridizenjimtë madh në horizont për 1.3 miliardë përdorues të OS në 2021. Dhe të Dielën,Microsoft në heshtje njoftoi se po i jepte fund mbështetjes për Windows 10 në2025, duke nxitur thashethemet se ridizenjimi i ri mund të quhet Windows11. 

Ja se çfarë dimë deri më tani për azhurnimin tjetër të madh të Windows 10, duke përfshirë datat në të cilat do publikohet,karakteristikat dhe nëse në të vërtetë do tëquhet Windows 11.

Cilat janë disa nga përmirësimet e software-it të ri?

Disa nga përmirësimet që vijnë së basku me Windows 11janë një menu Start e  ridizenjuar, Action Center, File Explorer dheTaskbar, me një pamje më moderne dhe karakteristika të reja, sipas një raportitë " Windows Central". Imazhet e postuara për herë të parë në faqenkineze Baidu dhe të marra nga The Verge tregojnë një ndërfaqe më të ngjashme meMac, me një menu të re Start, ekranin kryesor dhe tingullin e fillimit.

Raporti i Windows Central tha që ka të ngjarë që disa ngapërditësimet e funksioneve do të bazohen në të njëjtat përvoja të gjetura nëWindows 10X, por të personalizuara për desktop.Mesa duket publikimi i madh i Windows do të arrijë në ngjarjen e Microsoft 10 të Microsoftmë 24 qershor.

 

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations