Samsung zbulon aksidentalisht Galaxy S23 FE
Duke e parë intensitetin e rrjedhjeve të informatave të treshes së pajisjeve Samsung Galaxy Fan Edition në javët e fundit, njoftimi për datën e lansimit nuk mund të jetë shumë larg.

Një hap i gabueshëm i kompanisë konfirmon këto dyshime. Dega argjentinase e Samsung e postoi një imazh ku shfaqen të tre produktet – Galaxy S23 FE, Galaxy Tab S9 FE dhe Galaxy Buds FE.

Për më tepër, imazhi i publikuar erdhi me një përshkrim, ku emërohen të tre pajisjet, duke dhënë hapësirë për argumentim se Samsung veçse i ka prezantuar ato, raporton GSM Arena.

Sigurisht, pritet një zbulim i duhur pasi kjo rrjedhje nuk dha asnjë informacion të ri. Ajo vetëm konfirmoi dizajnin e 3 pajisjeve të reja.

Specifikat zyrtare, çmimi dhe disponueshmëria e këtyre pajisjeve do të publikohen në një datë të mëvonshme, dhe me shumë gjasa gjatë muajit tetor. 

 

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations