Samsung Galaxy F41: shënoni në kalendar datën 8 tetor
Samsung Galaxy F41 është planifikuar të lançohet për në 8 Tetor dhe çmimi duhet të jetë midis 170 dhe 230 euro.

Samsung SM-F415F ka disa jave qe terheq vëmendjen e medias dhe u perfol shume kuptimi i shkronjes F që përmbahet në numrin e modelit.  Megjithatë, thashethemet e raportuara deri më tani, janë gjetur të pasakta. Samsung SM-F415F, në të vërtetë, është një smartphone tradicional i një kategorie të mesme dhe për ta konfirmuar, Google, e ka renditur atë në Katalogun e Pajisjeve të Play Console dhe, e fundit, por jo nga rëndësia, vetë Samsung, zbuloi datën në të cilën smartphone do të nisë në portalin indian Flipkart.

Pajisja do të quhet Galaxy F41, duke hapur kështu rrugën për një gamë të re të telefonave inteligjentë të dedikuar, të paktën në fillim, vetëm në tregun indian.

Galaxy F41 është i pajisur gjithashtu me një ekran AMOLED me rezolucion FHD + dhe nivel qendror, Exynos 9611 SoC, 6 GB RAM dhe sistemin operativ Android 10.

Ka 3 kamera, ka një sensor për njohjen e gjurmëve të gishtave, audio 3.5 mm dhe një porte USB-C. Lançimi është planifikuar për në 8 Tetor. Sipas thashethemeve të fundit, çmimi duhet të jetë midis 15,000 dhe 20,000 rupees, ose midis 170 dhe 230 euro.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations