views
Opsioni në menynë e kamerës është ende aty, por çelësi është gri. Nuk ka asnjë përmendje në regjistrin e ndryshimeve dhe as një shpjegim nga Samsung.
Disa prej përdoruesve besojnë se opsioni me shpejtësi të lartë ishte çaktivizuar për shkak të problemeve me qëndrueshmërinë, raporton GSM Arena.
Më herët kishte raportime se në disa raste xhirimi i videove 8K rezultonte të kishte probleme, dhe se videot shfaqeshin si të pa qëndrueshme.
Ka gjasa që kjo është arsyeja se pse Samsung vendosi që ta çaktivizojë këtë veçori deri në momentin kur të gjejnë zgjidhjen e problemit.
Sido që të jetë, do të ishte mirë që Samsung të përmendte diçka në regjistrin e ndryshimeve ose të lëshonte një deklaratë. Megjithatë, xhirimi 8K në tërësi është akoma në dispozicion, por me cilësi më të ulët.
Comments
0 comment