Roboti Ameca përgjigjet me mimika pothuajse njerëzore të fytyrës
Ameca është një humanoid robotik i krijuar nga Engineered Arts. Gjenerata e parë e Ameca u zhvillua në selinë e Engineered Arts në Falmouth të Cornwall në Mbretërinë e Bashkuar.

E krijuar posaçërisht si një platformë për zhvillim në teknologjinë e saj të robotikës, Ameca është një platformë e hapur robotike humanoid për ndërveprimin njeri-robot.

Në një video të postuar në llogarinë e Ameca-s në Twitter, roboti humanoid i merr disa pyetje, ndaj të cilave përgjigjet me mimika pothuajse njerëzore të fytyrës.

Kur iu parashtrua pyetja se cili ishte momenti i saj më i lumtur, roboti u përgjigj duke thënë se momenti më i lumtur ishte dita kur ishte aktivizuar, dhe përderisa u përgjigj, mimika e saj e fytyrës ndryshoi në të lumtur, duke i mbyllur sytë.

Por kur asaj iu tha se një asteroid i madh po vjen drejt tokës dhe se të gjithë do të vdesin, roboti me inteligjencë artificiale tha: “Wow, ky është një lajm i tmerrshëm, shpresoj që të gjithë të jenë të sigurt dhe që të marrin masa paraprake”, por që mimika e fytyrës ndryshon nga e lumtur në të mërzitur.

Teksa biseda vazhdon, bashkëbiseduesi i thotë Ameca-s se ajo kundërmon, dhe po në atë moment ajo ia kthen duke i thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe shumë ofensive me një mimikë që dallohej se disi nervoze.

Tutje ai i thotë Ameca-s se këtë e bëri vetëm ta shoh reagimin e saj nëpërmjet mimikave të fytyrës, ajo përgjigjet: “Nuk jam e sigurt se çfarë do të thuash me këtë, a mund të ma shpjegosh më tutje?”, ndërsa bashkëbiseduesi ia kthen: “Mendoj se kaq mjafton për sot”.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations