Ringrihu më i fortë! Program akselerimi për biznesin e vogël.
Program akselerimi pjesë e “Hapide Impact Combinator” në ndihmë të bizneseve të vogla të prekura nga situata e tërmetit dhe/ose Covid-19.

Programi i akselerimit është pjesë e programit “Hapide Impact Combinator” dhe synon të kontribojë në rritjen e aftësive të sipërmarrësve të rinj dhe femrave, për riorganizimin, ristrukturimin dhe rimëkëmbjen sa më të shpejtë të bizneseve të tyre nga pasojat e tërmetit dhe/apo të situatës së krijuar nga Covid-19. Programi ofrohet falas dhe bazuar në përvojën e mëparshme të YSB Balkans dhe praktikat më të mira të aftësimit praktik të sipërmarrësve,  ofron

  1. Trajnime praktike;

  2. Këshillim të personalizuar dhe mentorim të fokusuar në rritjen e aftësive të sipërmarrësve, në drejtim të vlerësimit të shpejtë të situatës dhe sfidave aktuale të biznesit;

  3. Identifikimin e risqeve dhe oportuniteteve të reja në treg;

  4. Rikonceptimin dhe testimin e shpejtë të zgjidhjeve, produkteve apo shërbimeve të reja;

  5. Riorganizimin e modelit të bizneseve të tyre, për tu përshtatur sa më shpejt dhe sa më mirë me sfidat aktuale, nevojat dhe oportunitetet e reja të tregut.               

Programi ofron:

-9 javë intensive me trajnime praktike, seanca këshillimi dhe mentorimi të përsonalizuara me ekspertë të njohur të sipërmarrjes.

>20 ekspertë të fushave të ndryshme të të bërit biznes në Shqipëri do të vënë në dispozicion eksperiencën dhe dijet e tyre praktike.

+Çmime surprizë për ekipet/bizneset që paraqesin përformancë më të lartë gjatë programit dhe më shumë potencial për rritje.

+Bonus mundësi për rrjetëzim, lehtësim të aksesit në financim, këshillim dhe mentorim shtesë për ekipet me më shumë potencial 

Zbuloni se cilat kategori do të përzgjidhen dhe bëhuni pjesë e programit në website:

https://www.hapide.com. Aplikimet pranohen deri më 26 korrik. 

 

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations