Redmi do të prezantojë një laptop të ri. Zbuloni detajet
Redmi G Notebook Gaming do të prezantohet më 14 gusht,

Redmi është gati të zgjerojë ofertën e tij në fushën e laptopëve: pas Redmibook 14 II dhe 16 me "zemër" të Intel lançuar në fillim të korrikut, kompania kineze po përgatitet të lançojë notebook e saj të parë kushtuar lojtarëve.

Redmi G Notebook Gaming, ky do të jetë emri i laptopit të ri të lojrave:u njoftuanga e njëjta markë aziatike përmes një imazhi të publikuar në Weibo i cili jo vetëm që konfirmon lancimin për 14 gushtin e ardhshëm, por edhe pjesë e linjave estetike të produktit .

Nga imazhi mund të kuptojmë së pari që Redmi ka zgjedhur një ngjyere të zeze mat, diskret dhe jo e tepruar.

Notebook ka një ekran me korniza mjaft të holla anësore dhe të sipërme, por është pjesa fundore që është relativisht më e theksuar edhe për shkak të hapësirës së rezervuar për logon dhe webcam. Më në fund, anash, vetilatoret e ftohjes, thelbësore për shpërndarjen e duhur të nxehtësisë në një produkt të tillë.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations