Postimi në Instagram i Lionel Messit me Kupën e Botës thyen rekord me “like”
Disa fotogaleri të Lionel Messit që feston fitoren e Argjentinës me Kupën e Botës janë bërë postimi më i pëlqyer në Instagram ndonjëherë. Disa orë pasi postoi këto fotogaleri futbollisti mori më shumë se 70 milionë pëlqime dhe numri është vazhdimisht në rritje.

Argjentina mundi Francën me penallti në finalen e së dielës në Katar, triumfi i saj i parë në Kupën e Botës në 36 vjet. Postimi i Messit në Instagram shënoi mbi miliona më shumë pëlqime sesa postimi i mëparshëm që thyente rekord i mbajtur nga një foto e thjeshtë e një veze.

Prisni pak... a ju kujtohet postimi me vezë që bëri namet?

Mbajtësi i mëparshëm i statusit më të pëlqyer ishte me të vërtetë ai i një vezë. Kur u publikua për herë të parë, dukej se ishte një lloj votimi proteste kundër personazheve të famshëm, njerëzit u nxitën të angazhoheshin me foton me shpresën për të rrëzuar Kylie Jenner nga froni.

Kujtojmë se Jenner ishte gruaja e parë që mori 300 milionë ndjekës në faqen e mediave sociale një moment historik i arritur edhe nga Messi.

Ndërkohë më publikimin e vezës së “famshme” kishte shumë spekulime se kush ishte pas asaj llogarie,  @world_record_egg në Instagram dhe se si arriti të tërheqë aq shumë pëlqime në një kohë të shkurtër.

Disa thanë se ishte një “lojë” marketingu nga një kompani e madhe që kishte blerë ndjekës, por ekzekutivi britanik i reklamave Chris Godfrey ka pohuar se atëherë ai e krijoi atë, së bashku me dy të tjerë dhe se qëllimi i tyre i vetëm ishte të merrnin sa më shumë pëlqime.

Por ndërsa veza kapërceu rekordin e Jenner-it me 57 milionë e më shumë, më në fund këtë rekord e thyen Lionel Messi.

Pas finales së Kupës së Botës, Rekordet Botërore Guinness postuan një seri rekordesh të thyera nga fituesi, duke vënë në dukje se Messi kishte tejkaluar Lothar Matthäus të Gjermanisë për rekordin e shumicës së ndeshjeve të Kupës së Botës.

Me suksesin e galerisë së tij të fundit në Instagram, Messi ka një tjetër rekord për të shtuar në koleksionin e tij.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations