Nokia ndryshon logo, nis fillimi i një epoke të re
Nokia ndryshon logo, nis fillimi i një epoke të re
Pasi që Pekka Lundmark e mori kontrollin e segmentit të pajisjeve të telekomit të Nokia-s, drejtori ekzekutiv e shpalosi një plan me tre faza – rifillim, përshpejtim dhe shkallëzim.
 

Me përfundimin e pjesës së parë të planit, Nokia tani do të fokusohet tek përshpejtimi, dhe po e ndryshon logon e saj për herë të parë në 60 vite, në mënyrë që të sinjalizoj ndryshimin e strategjisë.

Nokia po heq ngjyrën blu dhe po e zëvendëson atë me çfarëdo ngjyre që është më e përshtatshme duke pasur parasysh situatën, që do të thotë se nuk është caktuar një skemë specifike ngjyrash.

Lundmark tha se Nokia më nuk është vetëm një kompani e telefonave të mençur, por një “kompani e biznesit të teknologjisë”.

“Nokia lidhej me telefonat e mençur, dhe sot ne jemi një kompani e biznesit të teknologjisë”, tha Pekka.

Përveç rritjes së biznesit të saj të pajisjeve të telekomit, Nokia do të fokusohet gjithashtu edhe në shitjen e pajisjeve tek bizneset e tjera.

Ai plan përfshinë shitjen e rrjeteve private 5G dhe pajisjeve për fabrikat e automatizuara, e që do ta poziciononte kompaninë si konkurrent të Microsoft dhe Amazon. Lundmark bëri të ditur se Nokia po konsideron zhvillimin dhe zgjerimin edhe në fusha të tjera.

What's your reaction?

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations