Një emër i ri në tregun e telekomunikacionit në Shqipëri. Tarifat do të vazhdojnë po kaq të kripura?
views
Futja operatorëve të rinj në një formë tregu oligopolistike siç është telekomunikacioni në Shqipëri, ndihmon në ruajtjen e konkurrencës dhe shmangien e kolluzioneve. Kjo bën që të vendosen përballë kërkesa dhe oferta e tregut dhe të plotësohen nevojat dhe dëshirat e klientëve.
Në këtë rast Telekom Albania po ndryshon vetëm emrin. Sipas depozitimit të bërë në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në datën 27 korrik, emri i subjektit nga “Telekom Albania” bëhet “One Communication”, ndërsa emri tregtar nga “Telekom Albania” bëhet “ONE”.
Ndryshimi i emrit erdhi më shumë se një vit pasi kompania u ble nga shqiptaro-bullgarët e “Albania Telecom Invest AD”. Deri tani, kompania kishte përdorur markën tregtare “T”, të aksionerit të mëparshëm “Deutsche Telecom”.
Pyetja është me këto ndryshime do të kemi edhe ndryshime të paketave dhe tarifave apo të vazhdojnë të jenë kaq të kripura? Për momentin nuk ka ndonjë informacion më tepër por shpresojmë që kërkesa dhe oferta e klientëve të barazohet sepse rrezikon të lëvizë nga vendi i dytë si operatori më i madh i telefonisë celulare në Shqipëri.
Comments
0 comment