Në CES 2022, Samsung prezantoi frigoriferët më të fundit Bespoke me dyer franceze, pajisjet e reja Bespoke, si dhe mundësinë e integrimit të teknologjisë SmartThings
Përveç modeleve të reja të frigoriferëve Bespoke, në panairin ndërkombëtar u prezantua kompleti i kuzhinës Bespoke, fshesa me korent Bespoke Jet™ dhe lavatriçja & tharësja Bespoke, si dhe mundësitë e teknologjisë SmartThings Hub të pajisjeve Samsung në smart home.

Samsung Electronics zbuloi frigoriferin e tij të parë Bespoke të stilit francez në panairin ndërkombëtar të teknologjisë CES 2022. Modelet e reja përfshijnë versionet me 3 dyer, 4 dyer dhe Family Hub™. Për më tepër, Samsung shfaqi gjithashtu një gamë të plotë të pajisjeve elektroshtëpiake Bespoke, duke përfshirë produkte të reja, si: fshesa me korent Bespoke Jet™ Wireless Stick dhe Bespoke Washer and Dryer. Pajisjet e reja kombinojnë dizajn të personalizueshëm me teknologji unike që frymëzojnë një mënyrë krejtësisht të re jetese. Për më tepër, janë zbuluar detaje shtesë mbi integrimin e softuerit SmartThings Hub në smartphone-t, ekranet dhe frigoriferët Familiy Hub të Samsung për vitin 2022.

Me frigoriferin Bespoke në qendër të familjes, përdoruesit do të jenë në gjendje të personalizojnë brendësinë sipas stilit të tyre. Jashtë kuzhinës, fshesa me korrent Bespoke Jet™ sjell performancë të fuqishme pastrimi dhe elegancë në dhomën e ndenjes, ndërsa lavatriçja dhe tharësja Bespoke e bëjnë larjen më të lehtë.

"Koncepti Bespoke nuk kufizohet vetëm në pajisjet e kuzhinës. Ne besojmë se përdoruesit duhet të kenë lirinë për të personalizuar të gjithë shtëpinë e tyre ashtu siç dëshirojnë. Me këto pajisje të reja, ne u mundësojmë klientëve të krijojnë hapësira jetese që pasqyrojnë vërtet shijen e tyre dhe ndjenjën e estetikës - duke përdorur inovacionin dhe teknologjinë e rëndësishme të Samsung”, tha Kanghyup Lee, Zëvendës President Ekzekutiv dhe Shef i Shitjeve dhe Marketingut, Samsung Electronics.

Frigorifer Bespoke me dyer franceze

I disponueshëm në një larmi madhësish, konfigurimesh dhe ngjyrash, frigoriferi më i fundit Samsung Bespoke me dyer franceze ofron një dizajn të personalizueshëm. Me këtë zgjerim të gamës ekzistuese të frigoriferëve Bespoke, e cila përfshin Bespoke 4-Door Flex™, Bespoke 2-Door Freezer dhe Bespoke 1-Door Flex Column, tani ekziston një opsion i frigoriferit Bespoke që i përshtatet nevojave të çdo familjeje. Frigoriferi Bespoke me dyer franceze do të jetë i disponueshëm në variante me 3 ose 4 dyer në versionet e zakonshme dhe më të cekëta, si dhe me veçorinë e përmirësuar të Family Hub 20 për vitin 2022.

Me një zgjedhje prej 12 ngjyrash dhe dy materialesh për pjesën e përparme - xhami dhe çeliku, frigoriferi Bespoke me dyer franceze mund të personalizohet në mijëra kombinime. Gjithashtu, për të ndihmuar klientët të ruajnë më mirë produktet e tyre ushqimore, frigoriferi Bespoke me dyer franceze vjen i pajisur me risitë më të fundit të ruajtjes dhe ftohjes. Kështu, Beverage Center™ dhe Auto Ice Maker i dyfishtë ofrojnë lehtësisht pije të ftohta, ndërsa FlexZone™ e mban ushqimin në temperaturën optimale për ta mbajtur atë të freskët. Me një gamë të gjerë funksionesh inteligjente, Family Hub sjell argëtim në kuzhinë dhe i ndihmon familjet të qëndrojnë të organizuara.

Si pjesë e përmirësimeve për vitin 2022, Family Hub ™ do të mbështesë shërbime të tilla si Samsung TV Plus, duke ofruar përmbajtje televizive falas dhe një përvojë të pandërprerë shikimi në ekrane të tjera, si televizorët Smart Samsung dhe pajisjet Galaxy. Family Hub™ për vitin 2022 do të mbështesë gjithashtu Amazon Alex në rajone të zgjedhura, që do të thotë se konsumatorët mund të kenë akses në një sërë shërbimesh të Amazon, duke përfshirë Amazon Music. Opsioni View inside është përmirësuar me teknologjinë e kamerës së brendshme për të aksesuar dhe përdorur informacionin në etiketat e ushqimeve, duke i lejuar përdoruesit të shikojnë përmbajtjen e frigoriferit, datat e skadencës të produkteve dhe më shumë.

Bespoke Jet™

Fshesa me korent Bespoke Jet™ u prezantua për herë të parë në Bespoke Home 2021 dhe do të vijë në tregjet globale në vitin 2022. Me Samsung All-in-One, Bespoke Jet e bën të lehtë ruajtjen e pastërtisë dhe higjienës së përdoruesit në shtëpi. Pas pastrimit, përdoruesit thjesht mund ta lidhin fshesën me korent me stacionin dhe ajo automatikisht do të zbrazë qesen e pluhurit dhe do të fillojë të karikojë. Bespoke Jet™ ka gjithashtu një dizajn modern i cili është i fuqishëm dhe i lehtë në të njëjtën kohë. Ai siguron 210 W fuqi thithëse dhe përdor një sistem filtrimi me shumë shtresa për të kapur 99,999% të grimcave të imta të pluhurit, duke ofruar një përvojë më të fuqishme, por edhe më të thjeshtë të pastrimit të shtëpisë. Bespoke Jet™ është i disponueshëm në ngjyrë blu, të bardhë dhe jeshile.

Bespoke washer and dryer

Lavatriçja dhe tharësja Bespoke përfshijnë funksionet inteligjente më të fundit. Të dyja pajisjet janë të dizajnuara me një pjesë të përparme të sheshtë dhe janë të disponueshme në shumë ngjyra, duke përfshirë të zezën dhe blunë e errët. Duke mësuar modelet e përdorimit dhe rutinat e larjes, Smart Dial me inteligjencë artificiale u jep përparësi cilësimeve të përdorura shpesh, duke minimizuar punën dhe duke thjeshtuar procesin e larjes dhe tharjes. Një funksion i zgjuar AI OptiWash optimizon opsionet e larjes, si dhe kohën dhe nivelin e detergjentit për çdo mbushje, duke e bërë më të lehtë zgjedhjen e programit më të mirë. Me MultiControl, përdoruesit mund të përdorin lehtësisht tharësen inteligjente nga paneli i kontrollit të lavatriçes.

Samsung SmartThings

Përveç pajisjeve më të fundit të shtëpisë, Samsung gjithashtu zbuloi risitë për sa i përket teknologjisë SmartThings që mundëson jetën e lidhur dhe drejton të ardhmen e IoT (Internet of Things). I prezantuar në CES 2022, instalimi i softuerit SmartThings Hub i vendos pajisjet Samsung në qendër të kontrollit të shtëpisë moderne. Janë zbuluar mundësitë për integrimin e softuerit SmartThings Hub në televizorët Samsung, ekranet inteligjente dhe frigoriferët Familiy Hub për vitin 2022. 

Me një numër të madh pajisjesh tashmë të pajtueshme me ekosistemin e pasur të SmartThings dhe mbështetjen e ardhshme për Matter, SmartThings është në një pozicion të shkëlqyeshëm për të krijuar një përvojë unike të lidhur të smart home. Integrimi i Hub SmartThings i lejon përdoruesit të përfitojnë sa më shumë nga pajisjet e tyre Samsung duke përdorur një sërë protokollesh komunikimi smart home. Përveç Matter, softueri i integruar do të mbështesë lidhjen Wi-Fi ose Ethernet, duke mundësuar komunikimin midis një game të gjerë pajisjesh inteligjente. Gjithashtu, lidhja me pajisjet Zigbee do të jetë e mundur edhe nëpërmjet aksesorëve opsionalë USB.

Për më shumë informacion mbi linjën e produkteve Bespoke, vizitoni  samsung.com/bespoke, dhe për më shumë informacion mbi teknologjinë SmartThings vizitoni www.smartthings.com. 

 

***

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.

Rreth SmartThings

SmartThings është teknologjia kryesore që mundëson jetesën e lidhur dhe drejton të ardhmen e IoT. Platforma e saj e hapur tashmë mbështet mijëra pajisje në qindra marka dhe ofron mundësi të pafundme për novatorët dhe zhvilluesit që kërkojnë lidhje pa probleme në një ekosistem të gjerë IoT. Kompania është e përkushtuar të sjellë funksionalitet dhe aftësi të zgjuara kudo që konsumatorët dëshirojnë të jenë, duke përmirësuar njëkohësisht përvojën e përdoruesit. Aktualisht ka miliona njerëz në më shumë se 200 vende që përdorin teknologjinë SmartThings çdo ditë për të krijuar automatizime dhe për të kontrolluar aspektet e shtëpive të tyre nëpërmjet aplikacionit SmartThings dhe përmes një sërë produktesh Samsung si telefonat, televizorët dhe pajisjet dixhitale. SmartThings ofron sasinë më fleksibël të protokolleve, duke përfshirë standardin e ri të IoT, Matter. I lançuar në vitin 2012, SmartThings ka selinë në Mountain View, CA dhe është anëtar i bordit themelues i Connectivity Standards Alliance, një organizatë e qindra kompanive që krijojnë, mirëmbajnë dhe ofrojnë standarde të hapura globale për IoT. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni https://www.smartthings.com/.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations