Lançohet zyrtarisht LG K31
Lançohet zyrtarisht LG K31 , por vetëm për tregun amerikan.

Dhe ndërsa ne presim lancimin e LG K31s të parashikuar vetëm disa ditë nga FCC, LG i befason të gjithë dhe lancon LG K31, një smartphone të ri të fashes mesatare të ulët të destinuar vetëm për tregun amerikan.

Pajisja sigurisht që nuk shkëlqen për origjinalitet dhe mund te ngaterrohet lehtësisht për një LG G5 ose një LG G8 ThinQ. Konkretisht, K31 integron një ekran 5,7 inch FullVision HD.

Procesori është një MediaTek Helio P22, i ndihmuar nga 2 GB RAM dhe 32 GB memorie e brendshme e zgjerueshme përmes microSD. Kamera e dyfishtë e pasme nga 13 + 5MP dhe një e perparme i vetëm nga 5MP. Më në fund, bateria është një njësi 3,000 mAh.

LG K31 tashmë është në dispozicion për blerje në Shtetet e Bashkuara me një çmim prej 149,99 dollarë. Kompania koreane nuk ka lëshuar asnjë komunikim në lidhje me një zgjerim të mundshëm të marketingut në Evropë.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations