views
Nuk dua t’iu ofendoj por ja si qëndron e vërteta: Jo të gjithë lexuesit janë krijuar të barabartë.
Të paktën, kështu duken gjërat nga perspektiva e botuesve që kryejnë fushata reklamash për të arritur lexuesit e rinj dhe mund të përfundojnë duke sjellë një grup të tërë të vizitorëve të rastit, të cilët nuk ka gjasa të kthehen përsëri në faqen e tyre.
"Besnikëria është më e vlefshme për botuesit."
Keywee po përpiqet ta zgjidhë këtë problem me një veçori të re të quajtur Loyalty Score. Lansky tha që rezultati bën pikërisht atë që sugjeron emri - mat besnikërinë e lexuesit, bazuar në sa herë dikush kthehet në site dhe sa faqe i shikon.
Kjo, nga ana tjetër, mund t'i ndihmojë botuesit të marrin vendime më të zgjuara rreth rritjes. Ata mund të shohin se cilat nga fushatat e reklamave në Facebook po sjellin në të vërtetë lexuesit besnikë dhe cilat nuk po e bëjnë këtë gjë. Dhe ata mund të nisin fushata në përputhje me rrethanat, duke synuar audiencën dhe duke theksuar artikuj në një mënyrë që ka më shumë të ngjarë të tërheqin lexuesit besnikë sesa vizitorë të rastit.
Rezultati gjithashtu mund ti japë formë mënyrës se si ndërveprojnë botuesit me vizitorët në faqen e tyre. "Loyalty Scores na ka dhënë një botëkuptim krejt të ri për fushatat tona" tha Drejtori i Operacioneve Dixhitale dhe Reklamave, Andy Price, në një deklaratë. "Për shembull, ne po shohim që promovimi i contentit që flet për planifikimin për pension, tërheq më shumë vizitorë të kthehen sesa postimet në lidhje me kursimin e parave në artikuj ushqimor."
Comments
0 comment