Kina synon triumfin për tekonoligjtë vitale
Kushdo që ka kontroll mbi industrinë e telekomunikacionit, transmetimit të energjisë elektrike dhe inteligjencën artificiale është në një pozicion për të dominuar

Pothuajse çdo produkt në shtëpitë amerikane apo edhe në botë, nga llambat tek kolltukët, dritaret dhe routerët Wi-Fi, përputhet me standardet dhe matjet e një sistemi global të krijuar për të siguruar cilësi dhe funksionim të përsosur. 

Standardet industriale, të krijuara nga Sh.B.A dhe aleatët e saj gjatë dekadave, formojnë një matricë të padukshme rregullash që mbështesin tregun global. Ky uniformitet është thelbësor për tregtinë ndërkombëtare pasi garanton që bulonat, prizat USB dhe kontejnerët e transportit mund të përdoren të gjitha në të gjithë botën. Standardet pasqyrojnë konsensusin e paneleve ndërkombëtare të lerësimit të dominuara prej kohësh nga ekspertë teknikë perëndimorë.

Kina tani dëshiron të marrë drejtimin në fushat e teknologjisë e së ardhmes. Për shqetësimin e shumë vendeve perëndimore, Pekini po përdor fonde shtetërore dhe ndikim politik në përpjekje për të përcaktuar normat për të gjitha mënyrat e teknologjive më të fundit që përfshijnë telekomunikacionin, transmetimin e energjisë elektrike dhe inteligjencën artificiale.

"Dominimi i standardeve teknike që mbështesin teknologjitë e informacionit dhe komunikimit dhe fusha të tjera në zhvillim është pjesë integrale e ambicieve të Pekinit", tha Komisioni i Rishikimit të Sigurisë Ekonomike dhe të Sigurisë të SHBA-Kinës në Kongres në dhjetor.

Përpjekjet e Kinës drejtohen nga dëshira për të konkurruar Perëndimin, si dhe nga grumbullimi i fitimeve. Standardet e bazuara në teknologjitë e patentuara shpesh kërkojnë nga përdoruesit të paguajnë tarifa licencimi. Nokia Corp. dhe Qualcomm Inc, për shembull, fitojnë miliarda dollarë në vit nga patentat që mbështesin sistemet e telefonave celularë të bërë nga rivalët. Kina pa dyshim, më shumë do të fitonte duke hartuar standarde që përputhen me teknologjitë e zhvilluara nga kompanitë e veta.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations