views
Korporata e prodhimit të makinave "Kia" u është drejtuar partnerëve të mundshëm rreth një plani për të realizuar makinën elektrike të shumëpritur të Apple në Gjeorgji.
Flitet se propozimi do të përfshinte një investim miliarda dollarësh, ku është theksuar se një marrëveshje mes këtyre dy kompanive nuk është përfunduar. Nëse kjo marrëveshje është e suksesshme, Kia me eksperiencën e saj tanimë prej disa dekadash, do ta fusë prodhuesin e iPhone në biznesin e makinave.
Një marrëveshje përfundimtare mes këtyre dy kompaive u vendos në pikëpyetje kur kompania mëmë e Kia, Hyundai Motor Group, tha muajin e kaluar, se ishte në negociata me Apple për të bashkëpunuar për një makinë elektrike me auto-pilot. Gjithësesi, Apple kurrë nuk i ka konfirmuar ato bisedime.
Mendohet se Hyundai ka biseduar me Apple në lidhje me investimin prej një shume 3 miliardë dollarë ose edhe më tepër, në një marrëveshje që do të përfshinte filialin e saj Kia në ndërtimin e makinave nën markën e kompanisë teknologjike në vitin 2024. Sipas një marrëveshjeje të tillë, deri në 100,000 automjete mund të realizohen në vitin e parë në Gjeorgji, ku Kia ka një fabrikë. Gazeta Koreane e Jugut Dong-A Ilbo më herët ka raportuar dhe mundësinë e një marrëveshje së mundshme.
Ndërsa raportet për një marrëveshjeje të mundshme kanë mbushur mediat koreane, aksionet e Hyundai dhe Kia janë rritur. Kohët e fundit, zyrtarët e Hyundai-Kia kanë kontaktuar partnerët e mundshëm në përgatitje të kësaj marrëveshjeje që po realizohet. "Ne po dëgjojmë gjëra inkurajuese", tha një person i informuar për këtë çështje në Gjeorgji.
Comments
0 comment