Kalojmë kufijtë me serinë Galaxy Tab S8: Tableti Galaxy më i madh, më i guximshëm dhe më i gjithanshëm ndonjëherë!
Galaxy Tab S8 Ultra i bashkohet portofolit të tabletave të Samsung duke ofruar performancë të fuqishme, një ekran vërtet tërheqës, dhe një ekosistem të hapur pajisjesh dhe partnerësh për të punuar dhe luajtur si kurrë më parë.

Samsung Electronics prezantoi dje serinë e re Galaxy Tab S8: Galaxy Tab S8 dhe S8+, dhe tabletin e parë Tab S8 Ultra në linjë me ekranin më të madh, më të guximshëm dhe performancën më të fuqishme që Galaxy Tab S ka ofruar ndonjëherë. Hardueri i sofistikuar, veçoritë premium të produktivitetit dhe ekosistemi i qetë ku mbështeten përdoruesit e Galaxy kombinohen në një pajisje të vetme portative, të projektuar për të qenë shoqëruesi juaj i përsosur. Seria Galaxy Tab S8 ju ofron lirinë dhe fleksibilitetin që meritoni për të punuar dhe luajtur kudo si kurrë më parë.

Çdo Galaxy Tab S8 ofron një përvojë të përmirësuar të videokonferencave me kamerat e përparme ultra të gjera, një konfigurim me tre mikrofona dhe teknologji inteligjente të inkuadrimit automatik  për një përvojë vërtet profesionale të video call. Ofron aftësi revolucionare për kryerjen e shumë detyrave me Multi-active Windows   të përmirësuar dhe Samsung DeX, ndarje të sigurt dhe të lehtë të skedarëve me Quick Share  të mbrojtur me fjalëkalim dhe produktivitet të fuqishëm me procesorin super të shpejtë 4 nm dhe një S Pen në kuti.  E gjithë kjo vjen në trupin më të hollë dhe më të fortë Armor Alumini  për të përmirësuar më tej përvojën tuaj.  Seria Galaxy Tab S8 bashkëvepron me ekosistemin tuaj të plotë të pajisjeve Galaxy, me veçori si  Second Screen dhe Buds Auto Switch . 

“Ndërsa mbështetemi më shumë tek videot për të qëndruar të lidhur dhe për t’u argëtuar, ne e dimë se veçoria më bindëse e një tableti është ekrani i tij i madh dhe transportueshmëria,” tha TM Roh, President dhe Shef i Biznesit MX (Mobile Experience) të Samsung Electronics. “Ne krijuam inovacion në përvojat celulare për të përmirësuar serinë Galaxy Tab S8 dhe për të kaluar kufijtë e asaj që është e mundur  të ofrojë një tablet, me Galaxy Tab S8 Ultra të parë.”

Zgjeroni botën tuaj me Galaxy Tab S8 Ultra 

Galaxy Tab S8 Ultra ofron një përvojë premium ndryshe nga çdo Galaxy Tab më parë. Ka një ekran të gjerë 14,6 inç Super AMOLED dhe shpejtësi rifreskimi 120 Hz.  Gjithashtu, ai  dallohet për kornizat e Galaxy Tab më të holla ndonjëherë, 6,3 mm. Ekrani i tij i mrekullueshëm është vendosur në trupin më të hollë, më të lehtë, por më të fortë, i mbrojtur nga një kornizë Armor Aluminum që është mbi 30% më rezistente ndaj gërvishtjeve dhe 40% më pak e prirur ndaj përkuljes në krahasim me Galaxy Tab S7. 

I pajisur me kamerat e përparme  të dyfishta 12 MP, Tab S8 Ultra gjithashtu transformon përvojën tuaj të video calls me cilësi profesionale të videos 4K . Hardueri i avancuar takohet me softuerin me teknologjinë e inkuadrimit automatik të Samsung që ju mban automatikisht në fokus gjatë një telefonate, ndërkohë që zmadhon ose zvogëlon për të përfshirë pjesëmarrësit e rinj që do bashkohen me ju. Do të tingëlloni po aq qartë sa dukeni, falë tre mikrofonave preciz që përdorin teknologji të avancuar të reduktimit të zhurmës për të parandaluar zhurmën e padëshiruar të sfondit. Altoparlantët Dolby Atmos®, të gjetura në të tre modelet Galaxy Tab S8, sigurojnë që gjithçka të tingëllojë e pabesueshme, me detaje të gjalla dhe qartësi.

Punoni, luani dhe lidhuni si kurrë më parë

Pavarësisht nëse dëshironi të eksploroni anën tuaj artistike, të zhyteni në lojëra dinamike ose thjesht të kryeni shumë detyra me lehtësi, seria Galaxy Tab S8 është tableti që ju nevojitet për performancë të pamposhtur. Pajisur me çipin e parë 4 nm – procesori më i shpejtë ndonjëherë në një tablet Galaxy – Galaxy Tab S8 dhe S8+ gjithashtu ofrojnë RAM dhe hapësirë ruajtëse të bollshme . Dhe të tre modelet ofrojnë hapësirë ruajtëse që mund të zgjerohet deri në 1 TB me një kartë microSD .

Galaxy Tab S8 është tableti i parë Samsung që mbështet Wi-Fi 6E , i cili siguron shpejtësi maksimale të Wi-Fi 6, dhe me cilësinë e optimizuar të rrjetit nuk keni pse të stresoheni për lidhjet e dobëta. Përndryshe, ndani përmbajtjen menjëherë me Galaxy 5G   të shpejtë dhe të sigurt.

Në Galaxy Tab S8, je gjithmonë gati për aksion, i pajisur me një bateri inteligjente  që zgjat gjatë gjithë ditës . Ai mbështet karikim super të shpejtë 45 W që mund ta kthejë baterinë  në 100% në 80 minuta . Nëse pajisjet tuaja të tjera kanë nevojë për një rritje të energjisë në lëvizje, thjesht lidhni Galaxy Tab S8 tuaj me një smartphone Galaxy S22 nëpërmjet një kabllo USB-C dhe bateria e karikimit të shpejtë të tabletit mund të dyfishohet njëlloj si me një karikues portativ .

Tab S8 Ultra dhe Tab S8+ vijnë të dy me një S Pen të ri dhe të përmirësuar që përdor një algoritëm parashikimi për vonesa jashtëzakonisht të vogla  - duke ofruar një përvojë të jashtëzakonshme shkrimi që imiton rrëshqitjen e një stilolapsi nëpër letër. Dhe për herë të parë ndonjëherë, partneriteti ekskluziv i Samsung me Clip Studio Paint  mund ta kthejë smartphone-n në një gamë digjitale ngjyrash, stilolapsin tuaj S në një penel dhe ekranin e gjerë të Galaxy Tab S8 në kanavacën tuaj. 

Aftësitë e reja të regjistrimit 4K të Galaxy Tab S8 Ultra tani ju lejojnë të regjistroni video të qarta dhe tërheqëse si me kamerën e pasme ashtu edhe me kamerën e përparme ultra të gjerë. Krijuesit e përmbajtjes mund të filmojnë mësime në internet dhe lojëra pa sforcim, duke përdorur video të personalizueshme Selfie  që tani janë futur në Screen Recorder të Samsung. Me mjetin kryesor të editimit të LumaFusion   që vjen së shpejti në Galaxy, do të jeni në gjendje të përdorni Galaxy Tab S8 dhe S Pen tuaj për të bërë modifikime të sakta në videot 4K.

Ekrani i Galaxy Tab S8 Ultra gjithashtu ju bën të lehtë ndarjen e ekranit në dritare të shumta, me madhësi të ndryshme, në mënyrë që të mund të kryeni shumë detyra pa pasur nevojë të ndërroni aplikacionet. 

Tabletat gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm për t'ju mbajtur të lidhur me të tjerët. Samsung ka bashkëpunuar me Google për përvoja edhe më të mira të video calls dhe live sharing   përmes Google Duo , kështu që ju mund të video  bashkë me miqtë tuaj në YouTube, të ndani shfletuesin tuaj për të ndihmuar në planifikimin e takimit tuaj të ardhshëm ose të zhvilloni ide kreative duke përdorur JamBoard , tabela interaktive e Google. 

Jeta hapet me Galaxy

Seria Galaxy Tab S8 funksionon pa problem me të gjithë ekosistemin e hapur Galaxy. “Hapja” do të thotë t'ju japë fleksibilitetin për të përcaktuar përvojën tuaj celulare dhe për të përdorur lehtësisht pajisjet Galaxy së bashku. Ne kemi siguruar që ndërfaqja e përdoruesit One UI Tab 4 e Samsung t'ju ofrojë një përvojë të qëndrueshme dhe intuitive, lidhje të pandërprerë, si dhe integrime inteligjente që rrjedhin nga Galaxy Tab S8 në smartphone dhe PC dhe anasjelltas.

Kur ju vjen frymëzimi  gjatë kohës që jeni në lëvizje, përdorni S Pen për të shënuar në një aplikacion të ri dhe të përmirësuar të Samsung Notes në serinë Galaxy Tab S8. Dhe me seritë Galaxy Tab S8 dhe Galaxy S22 Ultra, Quick Share ju mundëson të ndani foto, video dhe skedarë midis pajisjeve dy herë më shpejt   se më parë. Falë Auto Switch, Galaxy Buds tuaj do të lidhen automatikisht nga Galaxy Tab S8 në Galaxy S22. Dhe për herë të parë, Samsung Health është i disponueshëm në tabletët Galaxy, në mënyrë që të mund të shfletoni videot e fitnesit dhe të kontrolloni të dhënat tuaja të shëndetit dhe fitnesit nga Galaxy Watch-i juaj në një ekran më të madh.

Mund ta ktheni gjithashtu Galaxy Tab S8 në një monitor të dytë portativ  për PC-të Galaxy për kryerjen e shumë detyrave krah për krah. Dhe përmirësimet në Samsung DeX  - një përvojë e përshtatshme desktopi që e çon Galaxy Tab S8 nga modaliteti i tabletit në modalitetin e desktopit - tani lejon dritaret transparente të aplikacioneve dhe pasqyrimin DeX kur dëshironi të ndani ekranin e tabletit tuaj në një ekran të jashtëm.

Një tabletë të cilit mund t'i besoni dhe të ndiheni mirë

Në botën e sotme që është gjithmonë e lidhur, siguria është më e rëndësishme se kurrë, kjo është arsyeja pse të tre modelet Galaxy Tab S8 janë të pajisura me veçori të reja që japin mundësinë për të gjurmuar kur kamera dhe mikrofoni i tabletit tuaj janë në përdorim dhe ju lejojnë të bllokoni menjëherë të gjithë aksesin në aplikacion për të parandaluar regjistrimin e padëshiruar. Seria Galaxy Tab S8 mbrohet gjithashtu nga platforma lider në industri e Samsung, Knox Vault. Të gjithë anëtarët e linjës kanë një skaner intuitiv të gjurmëve të gishtërinjve   që mundëson zhbllokimin e pajisjes me një prekje.

Si pjesë e angazhimit tonë për t'u dhënë përdoruesve performancën dhe përvojën më të mirë të mundshme në celular, seria Galaxy Tab S8 do të mbështetet deri në katër gjenerata të përmirësimeve të Android OS . Tani miliona përdorues të Galaxy mund të rrisin ciklin e jetës së pajisjeve të tyre edhe më tej, pa humbur sigurinë, produktivitetin dhe veçoritë më të fundit

Dizajn i mrekullueshëm

Galaxy Tab S8 Ultra vjen në ngjyrë gri të errët, dhe Tab S8 dhe S8+ vijnë në tre nuanca të sofistikuara – gri e errët, e argjendtë dhe rozë e artë.    Samsung po lançon gjithashtu një tastierë të re Tab S8 Ultra Book Cover   që e çon funksionalitetin Ultra edhe më tej. Tastiera Book Cover përmban lëkurë poliuretani premium, antimikrobike dhe një tastierë të veshur me xham që mundëson shkrimin e qetë. Plus, Wireless Keyboard Share   mund të lidhë tastierën tuaj me një smartphone Galaxy për të shkruar lehtësisht nëpër pajisje. 

Ju gjithashtu keni shumë mënyra për të shprehur stilin tuaj personal me aksesorët  e Tab S8, duke përfshirë një Note View Cover transparente që mundëson shkrimin e dorës me S Pen dhe një cover me rrip për ta mbajtur Tab S8 në pozicionin që ju përshtatet më së miri.  

Samsung është gjithashtu krenar që ndihmon në reduktimin e plastikës në oqean dhe mbrojtjen e planetit, me Galaxy Tab S8 të ndërtuar pjesërisht me komponentë plastikë të ricikluar  nga rrjetat e hedhura të peshkimit. Samsung po ndihmon në udhëheqjen e industrisë duke përdorur këtë praktikë. Pajisjet Galaxy Tab S8 vijnë gjithashtu në paketimin më të hollë të Samsung deri më sot, e cila i mundëson kompanisë të prodhojë më pak mbetje.

Disponueshmëria

Seria Galaxy Tab S8 do të jetë e disponueshëm në tregun shqiptar nga data 25 shkurt, pranë distributorëve dhe dyqaneve të autorizuara me një çmim të sugjeruar me pakicë që fillon nga 90,999 Lekë. Për më shumë detaje rreth çmimeve dhe  jo vetëm, vizitoni:

 Galaxy Tab S8: https://www.samsung.com/al/tablets/galaxy-tab-s/galaxy-tab-s8-wi-fi-pink-gold-128gb-sm-x700nidaeuc/

Galaxy Tab S8+: https://www.samsung.com/al/tablets/galaxy-tab-s/galaxy-tab-s8-plus-wi-fi-silver-128gb-sm-x800nzsaeuc/

Galaxy Tab S8 Ultra:  https://www.samsung.com/al/tablets/galaxy-tab-s/galaxy-tab-s8-ultra-wi-fi-graphite-128gb-sm-x900nzaaeuc/

Për më shumë informacion, vizitoni https://www.samsung.com/al/

                                                                        *** 

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.

1.      Specifikimet

 

 

Galaxy Tab S8

Galaxy Tab S8+

Galaxy Tab S8 Ultra

Ekrani

11-inch, 2560x1600, (WQXGA)

276ppi LTPS TFT, deri në 120Hz

12.4-inch, 2800 x 1752, (WQXGA+) 266ppi Super AMOLED, deri në 120Hz

14.6-inch, 2960 x 1848, (WQXGA+) 240ppi Super AMOLED, deri në 120Hz

* Matur diagonalisht si një drejtkëndësh i plotë pa llogaritur cepat e rrumbullakosur. Zona aktuale e shikueshme është më e vogël për shkak të cepave të rrumbullakosur dhe kameras.

OS

Android 12.0

Dimensionet

165.3 x 253.8 x 6.3mm

185.0 x 285.0 x 5.7mm

208.6 x 326.4 x 5.5mm

Pesha

503g (Wi-Fi) / 507g (5G)

567g (Wi-Fi) / 572g (5G)

726g (Wi-Fi) / 728g (5G)

Kamera

E pasme

13MP AF + 6MP Ultra-Wide + Flash

E përparma

12MP (Ultra-Wide)

12MP (Wide) + 12MP (Ultra-Wide)

Memoria*

8+ 128GB,
microSD deri në 1TB**

8 + 128GB, microSD deri në 1TB**

* Disponueshmëria e hapësirës ruajtëse mund të ndryshojë sipas tregut, modelit, ngjyrës ose operatorit celular. Disponueshmëria aktuale e hapësirës së ruajtjes mund të ndryshojë në varësi të softuerit të parainstaluar dhe sipas vendit, modelit, madhësisë dhe formatit të skedarit.

**Karta MicroSD shitet veçmas.

Procesori

4 nm 64-bit Octa-Core Processor

Bateria*

8,000mAh (typical)

Super Fast Charging 2.0(deri në 45W)

10,090mAh (typical)

Super Fast Charging 2.0(deri në 45W)

11,200mAh (typical)

Super Fast Charging 2.0(deri në 45W)

* Vlera tipike e testuar në kushte laboratorike të palëve të treta. Vlera tipike është vlera mesatare e vlerësuar duke marrë parasysh devijimin në kapacitetin e baterisë midis mostrave të baterive të testuara sipas standardit IEC 61960.

** Karikuesit shiten veçmas.

Lidhja

5G*, LTE**,Wi-Fi 6E (802.11 a/b/g/n/ac/ax), Wi-Fi Direct Bluetooth® v 5.2

Shërbimet 5G mbështeten vetëm në vendet ku është i aktivizuar rrjeti 5G. Kërkon lidhje optimale 5G. Shpejtësia aktuale mund të ndryshojë në varësi të tregut, operatorit dhe mjedisit të përdoruesit.

** Disponueshmëria e modelit LTE ndryshon sipas tregut ose operatorit.

Ngjyra*

Gri e errët, E argjendtë, Rozë e artë

Gri e errët

* Disponueshmëria e ngjyrave të produktit mund të ndryshojë sipas tregut ose operatorit.

Përshtatësi

Type-C USB 3.2

Sensorët

Accelerometer, Geomagnetic, Gyro, Light, Fingerprint, Hall Sensor

GPS

GPS+GLONASS, Beidou, Galileo

Tingulli

Quad Stereo Speakers with Sound by AKG, Dolby Atmos®

Mikrofoni

3 Mikrofona

Video

Recording

4K @ 30fps

Playback

8K @ 60fps

Siguria

Samsung Knox duke përfshirë Samsung Knox Vault

Verfikimi Biometrik

Fingerprint me çelësin anësor

Fingerprint në ekran

Fingerprint në ekran

Aksesorët

S Pen (BLE, Inbox)

Book Cover Keyboard, Book Cover Keyboard Slim, Book Cover, Protective Standing Cover, Note View Cover, Strap Cover

S Pen (BLE, Inbox)

Book Cover Keyboard, Book Cover, Protective Standing Cover

* S Pen dhe kablloja USB Type-C e përfshirë në kuti. Aksesorë të tjerë mund të blihen veçmas. Disponueshmëria e rasteve të palëve të treta mund të ndryshojë sipas tregut, operatorit dhe shitësit me pakicë.

           

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations