Ja si e festoi Google ditën e babait!
Google përdori imazhet e animuara artistike me zemra dhe lule për heroin e veçantë në jetën e secilit prej nesh.

E diela ishte dita e babait në shumë pjesë të botës, dita kur ne tregojmë pak vlerësim shtesë për babanë, një nga figurat në jetën tonë që na ndihmon të bëhemi gati për jetën.
Për të nderuar atë person të veçantë, Google përgatiti një dhuratë të veçantë për të gjithë baballarët dhe figurat e babait në jetën tonë - një kartë e futur në një" Doodle" të animuar. E bërë me letër ndërtimi me ngjyra dhe që përmban zemra dhe lule, karta pop-up duket sikur vjen nga zemra përmes gishtave të një fëmije.Mahnitëse!!

Pak histori....

Festa e babait është një ndër nderimet më të kremtuara në botë dhe ka lindur si një sensibilizim i shoqërisë për rolin e babait në familje. Festa e babait ka një datë fikse në vëndet si Portugali, Spanjë, Croaci, Itali, Shqipëri etj dhe kjo është 19 marsi . Por pse pikërisht kjo ditë?

Festa e babait është tradicionale në vendet katolike dhe lidhet me figurën e Shën Jozefit, babait të Jezusit, me qëllim për të prezantuar më së miri figurën e tij si një pikë referimi në familje.

Ka filluar që në vitet 1300 që data 19 mars të shërbejë për të kujtuar vdekjen e Shën Jozefit. Me ardhjen e Papa Sisto IV, në vitin 1479, kjo datë hyri zyrtarisht në kalendar për të kujtuar të gjithë baballarët, kurajon dhe vendosmërinë e tyre për të çuar përpara familjen. Megjithëse në shumë vende ka pasur tentativa për ta kthyer në festë zyrtare, ajo mbetet një ditë ku fëmijët dhe mamatë i bëjnë dhurata babait.

Në vende të tjera, dita e babait festohet në data të tjera si psh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku dita e babait festohet në datën 20 Qershor.Nga ana tjetër Norvegjia, Suedia dhe Finlanda e festojnë të dielën e dytë të Nëntorit. Për Australinë, Zelandën e Re, Fixhin, Papua Guinenë e Re, është e diela e parë e shtatorit. Rusia e feston  në 23 Shkurt. Megjithatë dhe pse festa zhvillohet në data të ndryshme qëllimi mbetet i njëjtë!

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations