iPhone SE 3 : Madhësia , dizaini dhe më tepër...
Do jetë ky model i ri njësoj me dizainin e modelit të 2020 apo do ndryshojë rrënjësisht ?

Zakonisht Apple i tregon modelet e reja në pranverë në eventin Spring Loaded ,por këtë vit nuk ndodhi e njëjta gjë!Por mos u shqetësoni ,Apple mund ta shfaqi atë në eventin e vjeshtës këtë vit.

Në lidhje me madhësinë modelet e iPhone SE zakonisht nuk kanë madhësi të madhe dhe pse në kohërat që jetojmë zmadhimi i parametrave fizikë të smartphone-eve është  tashmë një trend.Në gjeneratën e parë të iPhone SE smartphone-i qe tepër i vogël dhe kompakt duke ruajtur cilësinë në raport me cmimin. Modeli SE i vitit 2020 ishte pak më i madh se modelet e tjera por përsëri në në madhësi të vogël në modelet e iPhone. Thuhet se dhe ky model i vitit 2021 do jetë jo më i madh se modelet SE të iPhone.

Përsa i përket dizainit thuhet se sërish ky model do jetë retro njësoj si modelet e tjera dhe nuk besojmë se do dali jashtë pritshmërive tona.Në lidhje me diplay iPhone SE 3 thuhet se nuk do përmirësohet në OLED dhe pse shumica e përdoruesve do donin që të ndodhte pasi ky display është fantastik dhe jep një pamje më të bukur  dhe të plotë të përmbajtjes së smartphone-it.Por sipas një raportimi të Kuo nuk do ndyshojnë shumë gjëra ,përvec procesorit dhe supotit 5G.

Jini të duruar sepse mesa duket ky model nuk do lancohet deri në mesin e vitit 2022!

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations