Instagram kopjon Tik-Tok, lejon përdoruesit të shkarkojnë Video Reels
Instagram vijon të jetë një nga aplikacionet që përdoret masivisht, veçanërisht nga të rinjtë. Për ta bërë më tërheqës si dhe akomë më shumë të akesueshëm, Instagram jep lajmin e mirë.

Ky aplikacion më në fund i lejon përdoruesit të shkarkojnë video Reels të postuara nga të tjerët për t’i ndarë ato në rrjete të tjera sociale. 

Kujtojmë se Tik Tok e ka këtë opsion prej vitesh dhe ka fituar popullaritet sepse njerëzit shohin në platforma të tjera video të shkurtra të shoqëruara me stampën e aplikacionit.

Por si mund të shkarkohen këto Video-Reels?

Kreu i Instagram, Adam Mosseri u shpreh se përdoruesit në SHBA do mund të shkarkojnë videot Reels drejt e në galerinë e tyre të imazheve, duke klikuar në ikonën “Share” dhe më pas “Doënload”.

Duhet të theksojmë se ky veprim mund të kryhet vetëm për videot e postuara nga llogaritë publike, ku këto të fundit janë në gjendje ta heqin opsionin e shkarkimit për videot e tyre nëse dëshirojnë.

Ndonëse nuk sqarohet nëse edhe në rastin e Instagram do të ketë një stampë që shoqëron videot, fotot e postuara nga Mosseri tregojnë se do të jetë e pranishme. Instagram ka lejuar përdoruesit që të shkarkojnë videot e tyre Reels nga kategoria Draft.

Në vitin 2021, platforma ndaloi promovimin e çdo videoje që kishte një stampë të Tik Tok ose aplikacioni tjetër. Po ashtu gushtin e kaluar, YouTube filloi të përfshijë një filigran të bazuar në logo në Shorts të shkarkuar produkti i shkurtër video i kompanisë për të dekurajuar ndarjen ndër-platformë. Pra, kjo lëvizje nga Instagram për t'i lejuar përdoruesit të shkarkojnë Reels mund të jetë një taktikë për të tërhequr njerëzit që të shikojnë më shumë përmbajtje në platformë.

Reels ka qenë pika e fokusit për të nxitur rritjen dhe të ardhurat për Meta në tremujorët e fundit. Gjatë thirrjes së fitimeve të tremujorit të parë 2023, Mark Zuckerberg tha se koha e kaluar në Instagram u rrit me 24% falë rekomandimeve të Reels të fuqizuar nga AI.

Me këtë opsion të ri është e sigurtë që do ketë më shumë Reels nga përdoruesit e Instagram, por nëse do e konkurojnë Tik-Tok mbetet për t’u parë…

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations