Huawei me një Smartwatch që do t'ua bëjë për zili të gjithëve
Huawei Watch Fit: lançimi gjithnjë e më afër, për më tepër arrin edhe certifikim Bluetooth.

Huawei Watch Fit po afrohet me prezantimin e saj në treg. Pasi kanë zbuluar pothuajse të gjitha tiparet, çmimin e shitjes dhe modelin, të karakterizuara nga një ekran në formë drejtkëndëshe, çertifikatat e zakonshme mbyllin rrethin.

Huawei Watch Fit u paraqit në bazën e të dhënave Bluetooth SIG me kodin TIA-B09, i njëjti që kishte mbuluar edhe certifikimin e mëparshëm rus, i cili doli në fillim të qershorit.

Smartwatch i ri pritet të zyrtarizohet në Shtator. Për momentin nuk kemi detaje mbi disponueshmërinë e mundshme të një versioni me lidhje të dyfishtë Wi-Fi dhe celular.

Disa të dhëna teknike:

  • Ekran AMOLED 1.64 inch me rezolucion 280 x 456 piksel

  • rezistencë ndaj ujit në 5 ATM

  • Sensorë: rrahjet e zemrës, akselerometri, GPS, barometri, ndriçimi

  • Autonomia: deri në 10 ditë

  • Ndjekja e aktivitetit: vrapimi, ecja, noti, çiklizmi në natyrë dhe shtëpia, Monitorimi i rrahjeve të zemrës, Monitorimi i gjumit, Matja e nivelit të stresit, ushtrimet e frymëmarrjes.

  • Përputhshmëria: Android 5 e tutje, iOS 9 e tutje

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations