Google Photos me disa funksione të reja
Google ka njoftuar se funksioni i editorit në aplikacionin Google Photos në Android ofron sugjerime inteligjente dhe rregullime me detaje për të përmirësuar pamjen e imazheve.

Një skedë e re përdor të mësuarit automatik për të ofruar sugjerime specifike, të tilla si ndrçimi, kontrasti dhe efektet e portretit, bazuar në foton që po editoni. Ndër këto, "Permireso" dhe "Color Pop" të cilave do t'u shtohen në muajt në vijim. Ju gjithashtu do të jeni në gjendje të rishikoni çdo ndryshim të aplikuar për të lejuar personalizimin e mëtejshëm.

Përveç sugjerimeve, editori i ri e bën të lehtë gjetjen dhe zbatimin e rregullimeve të imtësishme, të tilla si ndriçimi, kontrasti, ngopja, ngrohtësia etj. Me paraqitjen e re të editorit mund të lëvizni shpejt nëpër të gjitha opsionet për të gjetur funkiosnin që ju nevojitet si dhe për të zbuluar të reja.

Gjithashtu funksioni Portrait Ligh është i ri, dhe vjen në Pixel 4a (5G) dhe Pixel 5, i cili përdor të mësuarit automatik për të përmirësuar ndriçimin e fytyrave në portrete. Kjo veçori ju jep më shumë kontroll mbi pamjen e portreteve tuaja duke rregulluar pozicionin e dritës dhe shkëlqimit në riprodhim. Do të jetë gjithashtu e mundur të shtoni këtë efekt në fotot normale, jo të kapura në modalitetin Portret, si Pixel 4a (5G) dhe Pixel 5 dhe, së shpejti, edhe në Pixels të tjera

Editori i ri i Google Photos do të integrohet në aplikacionin Google Photos në Android sot.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations