views
Përdoruesit e Snapchat sapo janë informuar për arsyen e vërtetë pse logoja e platformës popullore është një fantazmë e bardhë me një sfond të verdhë. Por nga erdhi kjo logo? Besoj dhe ju nuk keni shpëtuar pa e pyetur veten të paktën një herë lidhur me fantazmën e bardhë dhe sfondin e verdhë! CEO i Snapchat, Evan Spiegel e ka zbërthyer atë.
Logoja e Snapchat është një nga më të njohurat në mbarë botën falë popullaritetit të krijuar dhe numëron mbi 375 milionë përdorues të përditshëm.
Logo e Snapchat është projektuar nga vetë Speigel. Spiegel në fakt vizatoi skicën e thjeshtë të fantazmës pasi u frymëzua nga anëtari i Klanit Wu-Tang, Ghostface Killah. Fantazma quhet Ghostface Chillah, sipas SlashGear. Speigel e ka dizajnuar fantazmën përpara se të lançohej Snapchat, për aplikacionin paraardhës “Picaboo”. Picaboo funksionoi në mënyrë të ngjashme me Snapchat në atë që përdoruesit dërguan një foto që u zhduk me hapjen e saj. Me kalimin e viteve, dizajni fantazmë i Snapchat ka ndryshuar pak. Fillimisht, ajo kishte dy sy dhe një gjuhë të mbërthyer.
Ndër vite dizajni i aplikacionit Snapchat u bë më minimal, duke u shndërruar në logon që njohim sot.
Ndërsa për sfondin e verdhë, Speigel tha: "E zgjodha sepse asnjë logo tjetër nuk e përdorte atë ngjyrë në atë kohë".
Nga ana tjetër shumë kanë spekuluar se Speigel zgjodhi të verdhën sepse është një ngjyrë e lehtë dhe argëtuese.
Comments
0 comment