Facebook përsëri i dyshuar për çështjet e dhunimit të privatësisë
Një skandal i ri për çështjet e sigurisë u dyshua edhe për Facebook. Rrjeti social në pronësi të Mark Zuckerberg po përballet me një seri të re akuzash që ka mbledhur në mënyrë të paligjshme të dhënat biometrike të përdoruesve.

Një skandal i ri për çështjet e sigurisë u dyshua edhe për Facebook. Rrjeti social në pronësi të Mark Zuckerberg po përballet me një seri të re akuzash që ka mbledhur në mënyrë të paligjshme të dhënat biometrike të përdoruesve duke përdorur një aplikacion në pronësi të tij: Instagram.

Çështja sipas Bloomberg, u ngrit të hënën e kaluar në gjykatën e shtetit në Redwood City, California. Facebook akuzohet se ka mbledhur, ruajtur dhe përfituar nga të dhënat biometrike të mbi 100 milion përdoruesve të Instagramit,të cilët padyshim që nuk kanë dijeni për këtë dhe që nuk do të kishin dhënë pëlqimin e tyre.

Një praktikë e tillë do të ishte në kundërshtim me ligjin e privatësisë të parashikuar në Illinois, i cili ndalon grumbullimin e paautorizuar të të dhënave biometrike dhe për këtë arsye mund të detyrojë Facebook të paguajë një gjobë midis 1000 deri 5,000 dollarë për shkelje.

Ky është edhe një problem tjetër i shkeljes së privatësisë për Facebook, i dyti edhe në pak më shumë se një muaj pas rastit që doli në fillim të korrikut në të cilin i njëjti rrjet social ilustroi që zhvilluesit do të vazhdonin të merrnin informacione nga përdoruesit edhe pas 90 ditë nga përdorimi i fundit i aplikacionit. Kompania, të paktën për momentin, nuk ka bërë asnjë koment zyrtar.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations