views
Sipas politikës së Twitter, përdoruesit duhet të hyjnë në llogarinë e tyre të paktën një herë në 30 ditë për të shmangur heqjen e përhershme për mosaktivitet të zgjatur.
Në fillim të këtij muaji, Musk “kërcënoi” të transferonte llogarinë e Radios Kombëtare Publike në Twitter te një kompani tjetër, pasi transmetuesi publik ndaloi postimin e përmbajtjes në 52 kanalet e tij zyrtare në Twitter, në shenjë proteste ndaj një etiketimi në Twitter që nënkuptonte përfshirjen e qeverisë në përmbajtjen e tij editoriale.
Muajin e kaluar, Twitter hoqi shenjën e kaltër nga profilet e mijëra njerëzve, duke përfshirë të famshëm, gazetarë dhe politikanë të shquar.
Musk e bëri verifikimin e llogarisë pjesë të abonimit Blue të Twitter, një veprim që ai tha se do të adresonte problemin e llogarisë së botit të rrjetit social.
Comments
0 comment