Dude, mos valle je në karrigen e gabuar? Kujdes, kjo bazohet në një histori të vërtetë
Unë besoj në ëndrra dhe mbi të gjitha besoj në gabime, sidomos nga ato që mund të bëhen në një moshë të re sic është matura, ku ti nuk e di sa cfarë profesioni të ofron cdo degë. Prandaj mendoj që është mëse normale që të gabosh, e duke parë moshën e tyre të re natyrshëm më lindi pyetja: “Dude, mos valle je në karrigen e gabuar?”
Nuk ishin bashkë, por të dyja më panë të habitura.

Ky është artikullim im i parë për këtë vit të ri dhe si i tillë, doja në fillim tju urojë Gëzuar vitin e ri, ju dhëntë ky vit vëtëm fokus drejt asaj që është ëndrra dhe misioni juaj në këtë jetë. Do thoni ju po ku lidhet kjo me titullin e artikullit, vazhdo dhe disa rreshta dhe do e kuptosh qe lidhet dhe lidhet shumë matje. 

Në Big Media Expert kemi lancuar një vend vakant për Social Media Menaxher, duke qene shumë të lidhur me komunitetin, vendosën ta lanconim pikërisht aty në Garazh. Deri këtu cdo gjë shkon fjollë, marrim më tëpër se 80 aplikime të profileve të ndryshme, gazetarë, punonjës portalesh, student ekonomiku, pak a shumë të cdo profile, sepse Social Media tani është bërë si makina, të gjithë dinë ti japim, por harrojnë që jo të gjithë janë shofer Formula 1

Bashkë me Tomin, zgjodhëm disa prej tyre dhe vendosëm t’i merrnim në intervistë. Kishte element shumë të mirë me pasion dhe dëshirë për tu rritur dhe për tu zhvilluar në atë që është e ardhmja, TEKNOLOGJI

Kjo është normalia e artë, sepse fundja nga një 20 e pak vjecarë kjo pritet, të këtë pasion dhe dëshirë për tu rritur. Gjatë maratonës së intervistave takuam Mirën dhe Mondën (këto nuk janë emrat e tyre të vërtetë, pjesa tjetër po). 

Mira kishte studiuar shkenca Politike, kishte bërë një vit në Runami si pjesë e një projekti Erasmus, kishte punuar 2 vjet në një kompani që menaxhonte projekte në sigurinë ushqimore dhe donte të bëhej Diplomate.

Ndërsa Monda, kishte përfunduar studimet bachelor në Juridik, vazhdon masterin e saj pranë po të njëjtit Fakultet, kishte punuar prej 2 vjet e 9 muaj pranë një kompani të njohur Research dhe donte të bëhej Prokurore. 

Ndërkohë ishin ulur  përpara meje duke prezantuar veten për të më mbushur mendjen se ishin fiks personi që po kërkonim. 

Unë besoj në ëndrra dhe mbi të gjitha besoj në gabime, sidomos nga ato që mund të bëhen në një moshë të re sic është matura, ku ti nuk e di sa cfarë profesioni të ofron cdo degë. Prandaj mendoj që është mëse normale që të gabosh, e duke parë moshën e tyre të re natyrshëm më lindi pyetja:  “Dude, mos valle je në karrigen e gabuar?” 

Nuk ishin bashkë, por të dyja më panë të habitura. 

Mira, nëse do të bëhesh Diplomate, duhet të shkosh dhe të fillosh punë në Ministri të jashtme, filloje nga -1, kalo nja 8 vjet duke bërë cdo punë që të japin, kalo provimet dhe pastaj bëhu diplomate. Unë nuk mund të të bëj diplomate!!!

Monda, nëse do të bëhesh prokurore, shko në një zyrë avokatie dhe kërko punë, ke humbur afro 3 vjet në punën e fundit, mos humb asnjë minutë më tepër këtu me mua. 

Ndërti ti Ana, Andi, Moza, Yllka, Beni që je i ri dhe ke një ëndërr, unë kam vetëm një mesazh, nise sa më shpejt të punosh për atë ëndërr, sepse vetëm kështu do të jesh cdo ditë nje hap më afër. Mendoje ëndrrën tënde sikur është në katin 1549 të një gradacele, cdo ekperiece e jotja duhet të jetë brenda të njëjtës gradacelë.  

Shkallët e karrierës, janë si të gjitha shkallët e tjera, ngjiten vertikalisht. Nëse do të shkosh në një “pallat” / “fushë” tjetër do të duhet ta nisësh nga shkalla zero. 

Kaq për sot,

XOXO

Adela

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations