Digi Diaspora, të gjithë bashkë më 27 Dhjetor
Meetup #1 Digi Diaspora, ku Shqiptarët inovativë nga Diaspora do të takohen së bashku me ata që përpiqen cdo ditë të bëjnë inovacion në Shqipwri, për të shkëmbyer njohuritë, përvojat dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi në të ardhmen.

Fundi i Vitit është i destinuar për meet up, festa dhe tavolina festive. Prandaj edhe Shoqata Shqiptare e ICT, zëri kryesor i biznesit privat të industrisë së TIK dhe Digital Transformation në Shqipëri, në bashkëpunim me Innovate Albania, nën mbështetjen e Center for Business Technology and Leadership, Business Magazine, Akseleratorin HapIde, Garazh, dhe ICTS Awards po organizojnë për herë të parë Meetup #1 Digi Diaspora, ku Shqiptarët inovativë nga Diaspora do të takohen së bashku me ata që përpiqen cdo ditë të bëjnë inovacion në Shqipwri, për të shkëmbyer njohuritë, përvojat dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi në të ardhmen.   

Ekipi organizues përbëhet nga Dritan Mezini, Gerti Boshnjaku, Shkelzen Marku, Tom Kallanxhi, Kushtrim Shala, Aleksander Bello (San Francisco) dhe Endri Mataj (New York), lojtarë përkatës të Ekosistemit të Inovacionit në Shqipëri dhe më gjerë.

MeetUp #1 është i ndarë në dy aktivitete, si më poshtë:

Aktiviteti #1

Ky aktivitet organizohet si tryezë e rrumbullakët dhe veprimtari joformale.

Data: 27 Dhjetor 2019
Vendi: Protik dhe TechSpace

Axhenda

16:30 – 17:00 Regjistrimi
17:00 – 17:30 Fjalimet e mirëseardhjes nga ekipi organizator
17:30 – 18:30 Hyrje / Prezantimi nga Digi Diaspora
18:30 – 19:30 Pyetje dhe përgjigje
19:30 – 21:00 Rrjetëzim / Pica / pije joalkoolike

Aktiviteti # 2 – Vizitë studimore në disa kompani lokale

Data: 6 Janar 2020 (opsionale, por me regjistrim)
Pika e Takimit: Kalaja e Toptanit
Koha: 10:00 – 13:00 Vizita studimore në disa kompani vendase (TBD)

Nëse jeni pjesë e Digi Diaspora, i kthyer dixhital ose jeni i apasionuar pas inovacionit, regjistrohuni tani Këtu. Menjëherë pas regjistrimit, ju do të kontaktoheni nga ekipi organizativ.

Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni Tan Mezinin në +355 692077847 ose dërgoni një email në [email protected]


Shihemi me 27 Dhjetor!

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations