views
Jade Savage thotë se prindërit duhet të ndalojnë së treguari se ku punojnë dhe ku shkon fëmija i tyre në shkollë në Facebook për t'i mbrojtur ata.
Jade tha në një video në TikTok: "Ndaloni së postuari ku punoni në Facebook, është shumë e rëndësishmë për sigurinë tuaj dhe të fëmijëve. “Ata” zbulojnë emrin tuaj dhe më pas gjejnë rrjetet tuaja sociale, ndoshta nuk e dinë endë adresën e banimit, por dinë se ku punoni. Në këtë mënyrë “ata” mund të ulen jashtë punës tënde dhe të presin që të dalësh. Preferojnë të qendrojnë në distancë dhe mund të të ndjekin në shtëpi, për të mësuar se ku banoni.
Jade tha se duke ndarë detaje të tilla, ju lini "gjurmë" për ndjekësit.
“Ndaloni së postuari shkollën e fëmijëve tuaj në internet, pasi në përgjithësi nuk është e sigurt. Nëse ju tregoni adresën e punës tuaj dhe më tej pas pune shkon të marrësh fëmijët nga shkolla është shumë e thjeshtë që të identifikoni gjithçka për “ata” që duan më shumë prej jush.
Kujdes, platforma e Facebook përdoret nga miliarda njerëz në mbarë botën, kështu që përdoruesit e saj janë një objektiv kryesor për hakerat dhe mashtruesit.
Për fat të mirë, Facebook ka një veçori të veçantë të quajtur Kontrolli i Sigurisë që siguron që ju të keni mbrojtjen më të mirë të mundshme. Ai kontrollon tre cilësimet kryesore për të parë nëse po bëni ndonjë gabim të madh, por vigjilenca juaj duhet të jetë absolute në çdo rast.
Epoka në të cilën jetojmë prej disa dekadësh ka bërë që të humbasin privatësinë për shumë gjëra, por më e rëndësishja në jetë është siguria e fëmijëve tanë.
Comments
0 comment