Çfarë ofron gjenerata e re e smartphone-ve të palosshëm?
Samsung është i njohur gjerësisht për smartphone-t e tij me performancë të lartë, por çdo herë ai arrin të na befasojë sërish. Seria e telefonave inteligjentë që Samsung prezantoi në gusht të këtij viti nuk mund të kalonte pa u vënë re, dhe ne ju sjellim disa arsye pse do të dëshironi të keni një nga pajisjet e serisë Z.

Dizajnuar për të qenë rezistent

Gjenerata e re e smartphone-ve Galaxy Z është një kombinim i shkëlqyer i cilësisë dhe qëndrueshmërisë, me një dizajn elegant dhe me ngjyra të mrekullueshme. Galaxy Z Fold3 5G dhe Z Flip3 5G janë të pajisur me xham mbrojtës Corning® Gorilla® Glass Victus i cili do të shpëtojë pajisjen tuaj nga të gjitha gërvishtjet dhe rrëzimet e paparashikuara. Të dyja pajisjet janë ndërtuar me Armor Alumin shumë të fortë dhe Cover Screen i tyre sigurohet me film mbrojtës të bërë nga PET. Ekrani Infinity Flex dhe teknologjia revolucionare e palosjes Hideaway Hinge sigurohet që të përballojë palosjen 200,000 herë. Për më tepër, risia novatore në lidhje me smartphone-t e rinj Galaxy Z është se ato janë telefonat e parë të palosshëm rezistent ndaj ujit (IPX8), teknologjia e të cilave bazohet në kushtet e provës për zhytje në 1.5 metra ujë të ëmbël deri në 30 minuta.

 

Produktivitet dhe argëtim

Të shikosh filma dhe seriale, të luash lojërat e preferuara, të dëgjosh muzikë ose të lexosh libra me linjën e re të smartphone-ve Galaxy Z do të jetë një kënaqësi e vërtetë. Pse? Ekrani kryesor përmban teknologjinë Dynamic AMOLED 2X Super dhe altoparlantët stereo janë përmirësuar me teknologjinë Dolby Atmos e cila shpërndan tinguj me qartësi, thellësi dhe efekte hapësinore të jashtëzakonshme, pavarësisht se çfarë shikoni ose dëgjoni. Sidoqoftë, Galaxy Z Fold3 5G dhe Z Flip3 5G kanë një refresh rate prej 120 Hz, i cili rifreskon deri në dy herë më shpejt se më parë. Gjithashtu, ka një Hands-free mode e cila do të sigurojë relaks maksimal gjatë kohës që shikoni përmbajtjen tuaj të preferuar pa përdorur duart.

Një tjetër tipar domethënës i pajisjeve të reja Galaxy Z është sigurisht Flex Mode, e cila lejon produktivitet maksimal dhe mundësinë e kryerjes së disa detyrave njëkohësisht pavarësisht se ku ndodheni. Taskbar i ri do të mundësojë kalimin më të lehtë midis aplikacioneve pa u kthyer në ekranin bazë dhe Multi-Active Window mund të krijojë  hapësirë për deri në tre aplikacione. Gjithashtu, mund të bashkoheni në një video call apo të shikoni një video në ekranin e sipërm të pajisjes ndërsa mbani shënime në pjesën e poshtme.

 

Një sistem kamerash me performancë të lartë

Nëse doni të krijoni foto ose video, patjetër që do të jeni në gjendje ta bëni këtë me Z Fold3 5G dhe Z Flip3 5G sepse ato kanë kamera të shkëlqyera 12MP me opsione me kënd ultra të gjerë dhe të gjerë dhe duke i edituar fotot me disa aplikacione android do të bëheni një profesionist i vërtetë! Gjithashtu, mund të bëni selfie edhe më mahnitëse pa duar me Flex mode. Madje me Z Flip3 5G mund ta mbani pajisjen të palosur dhe të bëjnë një fotografi të shpejtë ose një video, pikërisht nga Cover Screen duke përdorur Quick Shot.

Cilado të jetë zgjedhja juaj mes Z Fold3 5G dhe Z Flip3 5G, këta smartphone padyshim do ta bëjnë çdo ditë epike. Për më shumë informacion vizitoni: https://www.samsung.com/al/

 

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations