views
ByteDance, kompania mëmë e aplikacionit për shpërndarjen e videove (TikTok) me bazë në Pekin, ka filluar të shesë AI të TikTok tek kompani të tjera. Kompania ka një degë të re të quajtur BytePlus, dhe sipas faqes së saj të internetit, lista e klientëve të saj tashmë përfshin aplikacionin e modës "Goat", faqen e udhëtimit në Singapor" WeGo", aplikacionin për blerje në Indonezi "Chilibeli" dhe platformën e lojrave sociale me bazë në Indi "GamesApp".
Algoritmi i rekomandimeve të TikTok është një pjesë e madhe e asaj që e ka bërë atë kaq të popullarizuar. Në thelb, mënyra se si ndërveproni me aplikacionin ndikon në videot që do t'ju rekomandojë vet TIKTOK. Kompania shpjegoi në një postim në blog vitin e kaluar se si aplikacioni përcakton se cilat video t'i shërbejnë një përdoruesi të caktuar. Rekomandimet e tij bazohen në ndërveprimet e përdoruesve, duke përfshirë videot që ju pëlqeni, ndarja e komenteve ose në momentin kur krijoni; informacione për video, të tilla si titra dhe hashtags.
Sipas FT, BytePlus u ofron klientëve mundësinë për të hyrë në algoritmin e rekomandimit dhe për ta personalizuar atë për aplikacionet dhe klientët e tyre. BytePlus gjithashtu ofron fjalimw të automatizuara dhe përkthime tekstesh dhe efekte video-sh në kohë reale, si dhe mjete të analizës së të dhënave, sipas faqes së saj të internetit. Gjatë vitit të kaluar ByteDance dhe TikTok ishin ndër kompanitë me bazë në Kinë të synuara nga një seri urdhrash ekzekutivë nga ish Presidenti Trump, që kërkuan të bllokonin aplikacionet me bazë në Kinë nga dyqanet e aplikacioneve në SHBA. Presidenti Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv në Qershor duke hequr ndalimet. Pavarësisht presionit nga administrata Trump, TikTok tejkaloi 100 milion përdorues mujorë në SH.B.A. vitin e kaluar.
Comments
0 comment