views
Reklamat do të duken ashtu si çdo reels tjetër - me ekran të plotë, përsëritës, i gjatë deri në 30 sekonda - dhe do të shfaqen ndërmjet klipeve të tjerë. Nuk ka asgjë për tu habitur pasi tashmë jemi mësuar me reklama në cdo aplikcaion,por shqetësues është fakti që Instagram ecën me hapa të shpejt në objektivin e tij për të gjeneruar të ardhura. Facebook gjithashtu tha këtë javë se do të sillte reklama në aplikacionet Oculus Quest.
Reels-at filluan për herë të parë në gusht të vitit 2020 dhe kompania ende nuk ka ndarë specifikat se si ka qenë performanca e këtij formati të ri. Në janar, udhëheqësi i Instagram Adam Mosseri tha se formati po rritet, por që kompania "nuk është ende e kënaqur me të". Reels aktualisht është në dispozicion në "më shumë se 80 vende", tha një zëdhënës i Instagram.
Ndërkohë, TikTok ka një audiencë kaq të madhe dhe reklamat e saj kanë qenë aq të suksesshme sa kompania planifikon të ngarkojë deri në 2 milion dollarë për një "takeover"(bashkëpunim midis një brandi dhe influencer), sipas Bloomberg. Por ndërsa ndikimi i TikTok vazhdon të rritet (dhe kërcënimi i tij ligjor vazhdon të shtyhet), Instagram ende ruan avantazhet e mëdha e të qënit i mbështetur nga Facebook dhe të qenit në gjendje të përdorë një aplikacion tashmë masiv.
Comments
0 comment