Kompania Meta ka mungesë të madhe reklamash, pushon nga puna mbi 11,000 punonjës
Zuckerberg: Personat që do pushohen nga puna do të paguhen për 16 javë të tjera, si dhe dy javë shtesë për çdo vit që kanë qenë pjesë e kompanisë në fjalë.

Duket se ka filluar vala e madhe e pushimeve nga puna në kompanitë e mëdha teknologjike. Pas reduktimit masiv të shkurtimit të vendeve të punës nga Tëitter një tjetër paraljmërim ka ardhur nga kompania Meta.

Meta ka njoftuar se do pushojë nga puna mbi 11,000 punonjës. Aktualisht kompania në fjalë ka tkurrje të mëdha të reklamave dhe duket se po lufton me kostot e larta. Ky paralajmërim është ai më i “keqi” për këtë vit pasi lidhet me shkurtimet më të mëdha të ndodhura ndonjëherë tek Meta.

Shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg në një mesazh drejtuar punonjësve ka shkruar: “Jo vetëm që tregtia në internet është kthyer në tendencat e mëparshme, por rënia makroekonomike, rritja e konkurrencës dhe humbja e reklamave kanë bërë që të ardhurat tona të jenë shumë më të ulëta nga sa prisja,” 

Zuckerberg po në këtë mesazh ka bërë me dije se personat që do pushohen nga puna do të paguhen për 16 javë të tjera, si dhe dy javë shtesë për çdo vit që kanë qenë pjesë e kompanisë në fjalë.

Meta, si kompanitë e tjera të mediave sociale, pësoi një  bum të ardhurash gjatë pandemisë së Covid-19, pasi më shumë njerëz qëndruan në shtëpi duke përdorur telefonat dhe kompjuterët e tyre.

Konkurrenca nga TikTok ka qenë një kërcënim për Metën, pasi të rinjtë po  dynden atje gjithnjë e më shumë pavarësisht se Meta është përpjekur të bëjë sa më shumë përditësime për të mbajtur fort pas vetës përdoruesit e krijuar ndër vite.

Vlen të përmendim se këtë vit për shkak të inflacionit të lartë dhe normave të interesit shumë kompani po gjenden në vështirësi ekonomike dhe nuk dihet nëse do mbyllet me kaq bilanci i të pushuarve nga puna për këtë vit…

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations