views
Më 24 Prill, Facebook njoftoi për lançimin e Messenger Rooms, një opsion i ri, i cili duket se së shpejti do të jetë në dispozicion për Instagram Direct, Whatsapp dhe Portal.
Bëhet fjalë për krijimin të dhomave të vërteta virtuale dhe organizimi i videocall në grupe pa kufij kohor, përfshirë 50 persona. Ju mund ta hapni dhomën nga profili juaj personal dhe më pas ta ndani atë në NewsFeed në grupe ose evente, në mënyrë që njerëzit të bashkohen.
Si funksionon Messenger Rooms
Krijoni dhomën virtuale direkt nga profili juaj si nga celulari ashtu edhe nga desktopi. Ju mund të personalizoni veprimtarinë e Rooms dhe të vendosni kush mund të hyjë në të (miqtë tuaj apo njerëz të të tjerë me anë të ftesave ose shpërndarjes se link- ut). Nuk është e nevojshme të regjistroheni në Facebook për të marrë pjesë në një video chat në Messenger Rooms, thjesht klikoni në linkun e shpërndarë nga krijuesit e dhomës virtuale. Ju gjithashtu mund të filloni menjëherë ose t'a programoni për më vonë videocall- in në grup.
Pjesëmarrësit e ndryshëm hyjnë dhe dalin sipas dëshirës dhe nga ana tjetër admini që ka krijuar dhomën, mund të vendosë të heqë anëtarët dhe të shpërndajë ekranin (me maksimum 10 pjesëmarrës).
Kur admini largohet, dhoma vazhdon të ekzistojë dhe njerëzit mund të vazhdojnë ta mbajnë atë aktiv, duke hyrë dhe dalë, ose admini mund të vendosë edhe ta fshijë atë.
Comments
0 comment