Facebook me një vibe muzikor për funksionet e reja.
Pritet që Facebook të lançoje disa funsione të reja në ditet në vazhdim. Duket që ka rrotulluar çdo gjë rreth fushës së muzikes me CatchUp, Collab dhe efekte të reja AR.

Në Facebook në ditët e ardhshme do të vijnë: CatchUp, Collab dhe efekte të reja AR. 

CatchUp është një aplikacion që funksionon si Messenger Rooms, por për mesazhe zanore. Kështu që, pasi të keni krijuar Room-in me kontaktet tuaja, do të keni mundësi të shihni kur ata janë online dhe do të mund shkëmbeni mesazhe zanore. Në këtë aplikacion, bisedat mund të jenë vetëm me një person ose në grup.

Collab është një music collaboration app dhe ju lejon të shikoni, regjistroni dhe remix-oni 3 video clip-e që zgjasin 15 sekonda. Me pak fjalë, ju mund të regjistroni klipin tuaj, ta hidhni atë online, të kërkoni për të tjerët dhe t'i mbledhni ato për të krijuar muzikë të re dhe ta ndani atë me miqtë tuaj, direkt në aplikacion, ose në Facebook, Instagram dhe social media të tjera.

Përseri në fushën e muzikës, një tjetër risi është prezantimi i efekteve AR në Spark Studio - aplikacioni i njohur për krijimin e filtrave për Ig Stories - i cili do të aktivizohet me muzikë dhe mund të përdoret në Instagram dhe Facebook Stories.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations