views
Në dhjetor të vitit të kaluar, Facebook krijoi një tool të ri për të ndihmuar përdoruesit të transferojnë fotot dhe videot e tyre nga kjo platformë te Google Photos. Tool-i i transferimit të fotografive, i cili u lançua si pjesë e Facebook’s Data Transfer Project, fillimisht doli në Irlandë dhe më vonë u vu në dispozicion në vendet në Amerikës Latine, Azinë Paqësori, BE, MB, MB, Azinë Jug-Lindore dhe Afrikë. Në fillim të këtij viti në Prill, Facebook e shpërndau edhe në SHBA dhe Kanada. Dhe tani, sipas një postimi në blog, më në fund është vënë në dispozicion në të gjithë botën.
Tool-i është mjaft i lehtë për t’u përdorur dhe trasferon pa problem fotot dhe videot tuaja të Facebook në Google Photos. Për ta përdorur atë duhet të hapni settings në Facebook, klikoni “Your Facebook Information” dhe selektoni “Transfer a Copy of Your Photos or Videos”. Hapi tjetër është të vendosni passëord-in dhe të zgjidhni Google Photos nga menuja.
Ia vlen të përmendet që proçesi i transferimit nuk është i shpëjtë dhe do të doje kohë. Seksioni Activity do të tregoje proçesin si “Pending” deri sa të filloje dhe “In Progress” ndërdkohë. Në përfundim të tij do të mërrni një email nga Facebook dhe fotot e transferuara do te shfaqen në një album me emër “Copy of [Facebook album name]”.
Comments
0 comment