Xiaomi sjell shumë produkte të reja në treg
Xiaomi solli shumë produkte të reja gjatë eventit që sapo u zhvillua në transmetim live. Midis këtyre, vlen të përmendet brezi i pestë i Mi Band, kufjet TWS dhe Mi TV Stick entry level 1080p.

MI BAND 5

Brezi i pestë i smartband më të famshëm ekonomik në botë ishte prezantuar rreth një muaj më parë në Kinë: risitë kryesore në anën e harduerit janë një ekran me ngjyra edhe më i madh, një sensor kardio më i saktë dhe një sistem i ri i karikimit magnetik, shumë më praktik sesa ofrohet nga modelet e mëparshme. Në anën e softuerit, Mi Band 5 është në gjendje të gjurmojë deri në 11 aktivitete të ndryshme sportive, ka një aftësi më të madhe për të rregulluar anën estetike dhe mund të monitorojë gjumin, nivelin e stresit dhe ciklin menstrual.

MI TRUE WIRELESS EARPHONES 2 BASIC

Kufje “True wireless” për ata që nuk duan të shpenzojnë shumë dhe duan një autonomi të kënaqshme. Ço karikim garanton deri në 5 orë dëgjim të vazhdueshëm, dhe kasa përmban tre të tjera të plota, deri në 20 orë gjithsej. Dizajni është shumë i ngjashëm me atë të Apple AirPods; sensori është i pranishëm për të kuptuar kur kufjet hiqen nga veshi, ndërsa pjesa e pasme është e ndjeshme në prekje për të menaxhuar kontrollet e zërit dhe riprodhimin. Vlen të përmendet se anulimi aktiv i zhurmës në sfond (ANC) është parashikuar gjithashtu për këto kufje. 

MI TV STICK

Mi TV Stick gjithashtu u prezantua në mes të qershorit, por në dy versione: vetëm ai i nivelit të ulët do të arrijë, me rezolucion maksimal FHD 1080p, 1 GB RAM dhe microUSB. Le të përmbledhim specifikimet teknike:

Sistemi operativ Android TV 9.0

Procesori: Quad-Core Cortex-A53 deri në 2.0 GHz

GPU ARM Mali-450

1 GB memorje RAM DDR3

8 GB memorje e brendshme eMMC

Band Wi-Fi Dual Band 802.11 a / b / g / n / ac (2.4 + 5GHz), HDMI 2.0a, microUSB, lidhja Bluetooth 4.2

Audio: Dolby Audio dhe DTS Sorround

Rezolucionin i plotë 1080p 60 fps, Asistent Google

MI Electric Scooter Pro 2 

Një skuter i ndërtuar për një performancë edhe më të mirë me 25km në orë shpejtësi maksimale, 20% të prirur, 45 km largësi udhëtimi. Siguria është përparësia jonë numër 1!

Mi Electric Scooter 1S

Ka shpejtësi të madhe dhe një gamë deri në 30 km largësi.

Mi TV Stick 

Është një pajisje e lëvizshme që transformon TV tuaj në një Smart TV dhe Android Tv.

Mi Curved Gaming Monitor 34 

Çon  lojrat dhe multimedia në nivelin e tjeter.

Ajo vjen me një ekran me rezolucion të lartë WQHD, duke ofruar një cilësi super të mprehtë të imazhit.

Një fjalë për të përshkruar Mi Curved Gaming Monitor 34? Ultra!

-Ultra-high 144Hz refresh rate

-Ultra-wide 21x9 curved display

REDMI 9, 9A e 9C

Xiaomi shfrytëzon këtë mundësi për të sjellë globalisht Redmi 9A dhe 9C , të paraqitur në Malajzi disa javë më parë. Ato përfaqësojnë një ofertë mjaft të plotë dhe agresive për tregun e niveleve të ulëta. Redmi 9C është më prestigjioz nga të tre, me kamerë të trefishtë të pasme, 5,000 mAh bateri dhe ekran 6.53 "; Redmi 9A është në thelb një 9C me kamerë të vetme. Redmi 9 karakterizohet nga një SoC i një niveli më të lartë - a MediaTek Helio G80 kundër G35 të dy të tjerëve.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations