views
Më 21 Nëntor mirëpresim Eglent Bici në Startup Grind Tirana. Eglent Bici është një sipermarrës, Investitor në Real Estate, babi i dy vajzave të bukura, trajner jete dhe një Qenie Njerëzore Pozitive. Eglenti ka jetuar në Angli, për gati 8 vjet duke bërë punë të ndryshme dhe duke mësuar shumë. Kur u kthye në Shqipëri në dhjetor 2006 vendosi të përfundojë studimet e larta në Juridik dhe ka marrë një MSC në të Drejtën Pronësore.
Ndryshimi i madh i jetës së tij ishtë në 2016, kur u bë pjesë e një eventi të Toni Robin në Florida. Për këtë do flasim gjatë me Eglentin dhe mësimet që ka nxjerrë nga eventet ku ka qënë pjese.
“Mënyra se si i qasem Jetës, Biznesit dhe Mësimi i vazhdueshëm është përmirësuar që kur kam filluar të ndjek Tony Robbins në West Palm Beach për herë të parë dhe pastaj për herë të dytë. Unë vazhdoj të mësoj dhe lexoj gjithë kohën për Vetë Zhvillimin, Suksesin, Rritjen Personale dhe Jetesë të Shëndetshme”.
Eglenti ka nje pervoje në tregun shqiptar të pasurive të patundshme, prej mbi 9 vjetësh dhe do t'ju ndihmojë të gjeni pronën më të mirë që i përshtatet nevojave tuaja nëpërmjet MEI Realty. Ai do na rrëfejë rrugëtimin e tij në biznes, sukseset dhe sfidat që ka hasur.
Sot eshte dita e fundit e biletave Early Bird. Shpresoj t'ju shoh të gjithëve të enjten në Protik innovation Center: nga Eglenti kemi shumë për të mësuar :)
Keep grinding!
Aneida
Chapter Director
Startup Grind Tirana
Comments
0 comment