views
Fenomeni BTS që po çmend të gjithë: boy band-i , i përbërë nga 7 djem, është nga të parët që ka prezantuar K-pop në tregun amerikan, duke u pozicionuar në vendin e dytë me numrin më të lartë të shitjeve të albumit në vitin 2018.
Edhe Samsung nuk humb mundësinë për t’u bërë pjesë e brand-it BTS, duke lançuar një seri me temë BTS, të Galaxy S20 + (si LTE ashtu dhe 5G) dhe Galaxy Buds +.
Në të dyja rastet, dallimi më i dukshëm me modelet origjinale përkatëse është ai estetik, me ngjyrën vjollcë dhe logon e grupit.
Gjithashtu smartphone-i do të vijë i konfiguruar me disa nga aplikacionet në temë BTS, si platforma e fansave Weverse. Në kuti do të ketë disa nga letrat ngjitëse dhe fotot e pjestarëve të grupit të cilat do t’iu lejojnë fansave të personalizojnë telefonin e tyre.
Fansat koreanë dhe amerikanë do të jenë në gjendje të porosisin kufjet duke filluar nga 15 qershori në Weverse. Për të gjithë të tjerët, do të mund të porosisin S20 + dhe Buds + nga faqja e internetit të Samsung nga 19 qershori, ku do të jenë në dispozicion nga 9 korriku që përkon edhe me përvjetorin e shtatë të formimit të grupit.
Comments
0 comment