Mobvoi lançon kufjet TicPods ANC shumë herë më të përballueshme se konkurentët e tij
Kufjet wireless kanë pasur në shpërthim të popullaritit gjatë dy viteve të fundit, dhe për përdoruesit e Android, TicPods të Mobvoi kanë qenë një mundësi mjaft e mirë. Mobvoi po lançon TicPods ANC, të cilat izolojnë zhurmën dhe kanë majën prej silikoni.

TicPods ANC përdor të njëjtën teknologji themelore që kemi parë në produkte të tjera me këtë teknologji, siç janë AirPods Pro, kufjet e Sony dhe shumë të tjerë, por çmimi prej 89 $ e Mobvoi është më i përballueshëm se shumica.

TicPods ANC ka një dizajn shumë të ngjashëm me AirPod-et standarde të Apple; ato janë më të mëdha se AirPods Pro, të cilat gjithashtu përmbajnë anulimin aktiv të zhurmës dhe kanë majën prej silikoni. Ashtu si TicPods të mëparshëm, gjithashtu, do të keni touch control për volumin e zërit, kontrollin e këngëve dhe hyrjen në Google Assistant. 

Jeta e baterisë në TicPods ANC vlerësohet për rreth 5 orë me afro 30 minuta më pak nëse jeni duke përdorur anulimin e zhurmës. Kanë një Driver audio 13 mm. Siguron 21 orë jetëgjatësi dhe karikohet mbi USB-C, por i mungon karikimi Qi.

Porositë janë të hapura për TCPods ANC në faqen e internetit të vetë Mobvoi. Ata vijnë me një zbritje prej 10%, gjithashtu, deri në 10 qershor. Së shpejti do të jenë të disponueshme dhe në  Amazon.

What's your reaction?

You may also like

Facebook Conversations