views
Eventi organizohet nga CEO i Wolf Agency, Isan Hydi, që me punën e tij në sektorin e marketingut digjital, gjithnjë e më shumë ka mundur të afrojë Italinë me Shqipërinë.
Falë eventit Digital Strategy, pjesëmarrësit jo vetëm do të zbulojnë bukurinë e një qyteti modern e dinamik si Tirana, por do të kenë mundësinë të dëgjojnë ekspertët kryesorë të sektorit të marketingut digjital, duke ndarë tendencat e kohës, ide dhe këshilla.
Çdo folës nuk do të ofrojë informacione të përgjithshme në sektorin ku është specializuar (sektorin kompetent), por do të japë një kontribut të rëndësishëm, duke sjellë prezantime të vërteta dedikuar strategjive digjitale të punonjësve dhe rezultateve të marra nga projektet me të cilat kanë punuar.
Pra, eventi është një mundësi për të mësuar vërtet strategji të reja të provuara,për të zgjeruar dijet në fushën e marketingut digjital dhe për të krijuar kontakte të reja (network të ri), duke ndërtuar kështu një urë bashkëpunimi me lidhje më të ngushta mes sipërmarrësve të ndryshëm digjitalë italianë dhe shqiptarë.
Digital Strategy në Tiranë: një urë që bashkon dy realitete gjithnjë e më të afërta
Tirana, kryeqyteti i mrekullueshëm i Shqipërisë, është gati të mirëpresë eventin Digital Strategy nga 30 Maji deri në 01 Qershor, pranë Hotel Rogner, në qendër të Tiranës.
Ky event Premium është projektuar (ideuar) me kujdes për të sjellë në Shqipëri eksperiencën e jashtëzakonshme dhe njohuritë e ekspertëve digjitalë italianë më me autoritet (të mirënjohur) në sektorin e marketingut digjital.
Dhe jo vetëm kaq! Eventi është një rast unik për të njohur sipërmarrës që operojnë në Shqipëri, për të krijuar kontakte (network të ri) dhe për të njohur një realitet kaq afër Italisë, që po rritet mes të tjerëve në Europën Lindore.
Shqipëria vjen nga një e kaluar e ndërlikuar dhe është bërë një shtet me standarde europiane dhe me një rritje ekonomike rreth 5%. Këto transformime janë shoqëruar me një seri avantazhesh për kompanitë, kryesisht ato që operojnë në botën digjitale.
Një nga aspektet që i mbetet në mendje (lë më shumë mbresa) më shumë këdo që viziton Shqipërinë është mikpritja e ngrohtë dhe bujaria autentike (origjinale) e banorëve të saj.
FDI Investments, një sektor i Financial Times, ka publikuar një raport special ku ka renditur kryeqytetin shqiptar, Tiranën mes destinacioneve kryesore europiane për investime.
Shqipëria është tani një nga destinacionet më të preferuara për investitorët italianë.Aktualisht, midis 3000 kompanive me kapital Italian operojnë në tokën e shqiponjave, dhe rreth 20.000 italianë kalojnë në Shqipëri.
Gjithashtu, sipas l’International Trade Center, Shqipëria ka një rritje ekonomike në Europën Juglindore dhe një barrë fiskale nga më të ulëtat.
Digital Strategy 2024: mëso drejpërdrejt nga prezantimet me profesionistët më të mirë të fushës
Digital Strategy 2024 është një rast për mos t`u humbur për të fituar aftësi të nivelit ndërkombëtar.
Eventi i dedikohet sektorëve kyç të Marketingut Digjital, mbulon terminologji si : SEO, Content Marketing, Data & Analytics, Influencer Marketing, E-Commerce e Inteligjencën Artificiale (AI).
Gjatë këtij eventi përfitohet një mundësi e artë (unike) për të mësuar nga prezantime me raste reale (nga jeta e përditshme), të sjella nga profesionistët kryesorë të marketingut digjital që prej vitesh punojnë në këtë fushë dhe kanë rezultate të provuara(faktike).
Mes folësve që do marrin pjesë në Digital Strategy 2024 në Tiranë do të jenë:
- Isan Hydi: Founder – Head of Seo di Wolfandshark e Wolf Agency
- Jacopo Matteuzzi: Inbound Marketing Apologist di Studio Samo
- Redona Tela: Seo Specialist di Wolf Agency
- Eranda Muskaj: Head of Legal & HR Brunes
- Emanuele Arosio: Seo International Advisor di Triboo
- Flavio Mazzanti: Digital Strategist di Studio Samo
- Laura Venturini: Founder di Quindo
- Tomi Kallanxhi: Founder di Big Media Expert
- Verdiana Amorosi: Seo Specialist di ProWebConsulting-Cerved
- Laura Copelli: Seo Specialist
- Paolino Virciglio: Head of Social Advertising di Studio Samo
- Andrea Becchetti: Head of Seo di Studio Samo
- Roberto Serra: Seo Specialist – Data Driven
- Antonino Polimeni: Digital Lawyer di Polimeni.Legal
- Francesco Belgrano: Seo Specialist
- Ermelinda Hydi: Digital Pr di Wolf Agency
- Enrico Marchetto: Co-Founder & Social Media Strategist di Noiza
- Elisa Contessotto: Docente SEO & Web Marketing di Seozoom
- Matteo Bortolotti: Brand Marketing Expert di Matteo Bortolotti
- Gerti Boshnjaku: Platform Leader di Albaniatech
- Francesco Manzari: Ads specialist di Wolf Agency
- Manuel Lodi: Head of SEA & SEM Specialist di Studio Samo
- Luca Bove: Local SEO di Local Strategy
- Granit Doshlaku: Seo specialist di Manaferra
- Emanuele Tolomei: Maestro Seo
- Massimo Fattoretto: Seo Specialist
- Armando Travaglini: Tourism marketing expert di Digital Marketing Turistico
- Max Valle: Seo Specialist di IT’s Genius
- Fabio Antichi: Google Ads e Seo
- Matteo Zambon: Google Tag Manager di Tag Manager Italia
- Valer Pinderi: Aladini e AECA
Në veçanti folës të ndryshëm do të demonstrojnë strategji konkrete të përdorura në shumicën e projekteve,disa prej të cilave me vlerë prej miliona eurosh.
Falë rasteve të studiuara konkrete, të ndjekura nga profesionistët e fushës mund të zgjerosh terma si: SEO, Advertising, strategji dedikuar e-commerce,link buliding dhe Digital PR, legal e GDPR.
Digital Strategy 2024 është okazioni perfekt për mësuar, përmirësuar e optimizuar biznesin tuaj, falë mësimdhënies nga ekspertët më të mirë me përvojë ndërkombëtare.
Një event ku do të eksplorosh sfidat e ardhshme të marketingut digjital
Strategjia Digjitale është event për mos t`u humbur në 2024. Falë të ftuarve të tij, mes profesionistëve kryesorë të botës së marketingut digjital italian, kjo është një mundësi unike për të zhvilluar aftësi të reja (kapacitete) dhe për t`u përgatitur për të ardhmen e sektorit.
Përveç eventit dy ditor, gjatë së cilit do të jetë e mundur të dëgjohen folës të ndryshëm për çdo sektor referues, do të jetë mundësia për të qenë pjesë e Masterclass ekskluziv të përgatitur për ata që duan të thellojnë aftësitë e tyre dhe njohuritë mbi marketingun digjital.
ADV Master Elite e SEO Pro Insights janë dy Masterclass-et prej të cilave mund të zgjidhni pët të marrë pjesë ku do të pajiseni në fund edhe me një çertifikatë pjesëmarrjeje.
Mos e humbni këtë mundësi unike për të pasuruar dijet tuaja dhe për të krijuar lidhje të reja në botën e marketingut digjital. Prenoto vendin tënd tani në faqen zyrtare të eventit dhe përgatitu të transformosh qasjen tënde ndaj marketingut.
Organizatorët kanë bërë rregullimet e nevojshme me Hotel Rogner për prenotimin e dhomave dhe çmimeve sipas mundësive (të lehtësuara).
Kompanitë e udhëtimeve me fluturime direkte drejt Tiranës nga qytete të ndryshme italiane janë: Wizzair, Ryanair, Air Albania, Ita Airways ,etj.
Eventi është i hapur dhe ndaj agjencive sponsor nga Italia për të konsoliduar praninë e tyre në një treg të ri si Shqipëria.
Bashkohu me ekspertët e web marketing në Tiranë për eventin Strategjia Digjitale nga 30 Maji deri në 01 Qershor 2024 dhe përgatitu të revolucionosh strategjinë tënde të marketingut digjital!
Për më shumë informacione dhe prenotime:
website: DigitalStrategy.al
Email: [email protected]
Tel e whatsapp: 00355692461545
Comments
0 comment