Apple Music përditësohet në Android me riprodhimin "gapless"
Apple Music me përditësimin pa hapësira heshtje gjatë riprodhimit.

Apple Music merr një përditësim në Android me një veçori të re dhe disa përmirësime. Vjen modaliteti i riprodhimit “gapless”, pra pa pushim: kalimin nga një këngë në tjetrën, nqs ky opsion do të aktivizohet nga menu-ja e cilësimeve do të jetë e menjëherëshme, pa intervale ku të ketë heshtje. Për çfarë mund të shërbejë? Për shembull, për ta bërë përdorimin e një albumi më koherent dhe të afërt.

Përditësimi gjithashtu përfshin përmirësime për të mbështetur Android Auto, një optimizim i performancës së përgjithshme të aplikacionit. Për të përdorur Apple Music, natyrisht, duhet të regjistroheni në abonimin përkatës  $9,99.

Kujtojmë që nga prilli Apple Music është gjithashtu i disponueshëm edhe nga web në të gjitha platformat kryesore, përfshire edhe Windows, Linux ChromeOS.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations