TikTok ka një konkurrent të ri?!
Sa menduam që TikTok ishte në kulmin e tij, vjen Zynn një app i ngjashëm që duket se po pëlqehet shumë edhe për shkak të mundësisë që i jep përdoruesve për të fituar çmime.

Edhe kur të gjithë mendonim që bota e aplikacioneve ishte e dominuar nga TikTok, ja që vjen një tjetër aplikacion për short form video. E realizuar githashtu në Kinë, quhet Zynn dhe mesa duket po çan rradhët e klasifikimeve të aplikacioneve në USA.

Imazhet, stili dhe layout janë shumë të ngjashme me ato të TikTok-ut. Diferenca qëndron në mundësitë e app-it për të fituar çmime ndërsa shikojnë video në Zynn dhe duke ftuar miqtë që të bëhën pjesë e app-it.

Çmimet mund të përdoren për të blerë artikuj në app, ndër të cilat një shumëllojshmëri kuponash dhuratë për App Store, ëalmart, Amazon e të tjera. Fondet jane gjithashtu të transferueshme nëpërmjet PayPal.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations