Tashmë mund të kontrolloni mesazhet e Messenger edhe nga Instagram!
Po testohet mundësia për të integruar mesazhet e Messenger edhe në Instagram. Kjo do të bëjë që aplikacionet e Mark Zukerberg të ndërthuren akoma më shumë. Jemi afër një shkrirje të mundshme?

Afrimi i vazhdueshëm midis dy platformave sociale Facebook dhe Instagram (bashkë me Messenger dhe Whatsapp) nuk është i papritur. Mark Zuckerberg kishte njoftuar tashmë qëllimin e tij për të bashkuar këto dy shërbime vite më parë, dhe sot po bëhet një hap tjetër në këtë drejtim. Pas njoftimit të provave për cross-posting të Stories, është shtuar zëri Messenger edhe në Instargam. 

Në brendësi të preferencave të aplikacionit shfaqet nje zë “Get Messenger in Instagram”, i cili lë të nënkuptohet që mund të integroni mesazhet e Facebook në Instargam. Ky është padyshim një funksion ende në fazën e testimit, dhe për më tepër, mënyrat e funksionimit mbeten të paqarta. 

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations