views
Jepni njerëzve atë që kërkojnë nga marka juaj
Vendosni veten në vëndin e përdorusve tuaj. Mos filloni aktivitetin dhe publikimin e përmbajtjes nga konceptimi juaj i cilësisë, sepse janë ndjekësit të cilët vendosin suksesin e kanalit tuaj. Keni parasysh gjithmonë “sentiment” dhe analizat e metrikave dhe aktiviteteve të marketingut tuaj të mediave sociale. Kështu do të keni mundësinë të vendosni çfarë shkon dhe çfarë jo.
Pak e saktë
Këshillohet që për të rritur audiencën duhet të postoni shpesh, por kjo nuk është gjithmonë e saktë. Sekreti është të publikoni përmbajtje me cilësi dhe vlera për ndjekësit, ku të fokusoheni në krijimin e një interaktiviteti me ata.
Gjeni kohën më të mirë për të postuar
Filloni të thelloni aktivitetin e Analizës së Medias Sociale, duke filluar nga seksionet e brendshme që lidhen me "insights" e faqeve dhe profileve që ju menaxhoni, gjithçka që mund të jetë e dobishme për të kuptuar se si të synoni më mirë përmbajtjen tuaj dhe cila do të ishte koha më e mirë për përdoruesit tuaj për të bashkëvepruar.
"Video Is The King" - fokusohuni në video
Videot çuditërisht bëjnë që përdoruesit të kenë një angazhim më të lartë duke i bërë ata të kalojnë më shumë kohë në platformën tuaj të medias sociale.
Shfrytëzoni “User Generated Content”
Përmbajtja e prodhuar nga përdoruesit tuaj është një nga elementët më të rëndësishëm që lidhen me besimin dhe angazhimin me mediat tuaja sociale. Ju mund të përdorni këtë lloj të përmbajtjes për të promovuar ose nisur konkurse apo për të dhënë dhuarata për të shpërblyer ndjekësit më aktivënë kanalet tuaja. Kërkoni gjithmonë leje për të përdorur përmbajtjen e tyre dhe ndoshta t'i bëni tag ata në postime.
Përdorni Stories dhe Live
Transmetimet live, si dhe Stories, mund të veprojnë si një mbështetje për një strategji sociale më të thellë dhe më të sinqertë ndaj përdoruesve tanë. Ato shfaqen menjëherë në feed dhe bëjnë që të dukeni më real dhe më pranë audiencës tuaj.
Comments
0 comment