views
Facebook
Ndërsa më parë të mërkurën nga 11 në mëngjes dhe nga ora 13 në 14 ishte koha më e mirë për të postuar në Facebook, tani oraret më të mira për të postuar në Facebook janë e hënë, e mërkurë dhe e premte nga 10 deri në 11. Në fakt, çdo ditë në 11 ka pasur një kulm të lehtë krahasuar me pjesën tjetër të ditës.
Fundjava dhe ditët e pushimit pas orës 5 pasdite tregojnë një rënie të dukshme.
Ashtu si në Facebook, edhe në Instagram u rrit numri i orëve të pikut gjatë javës. Më parë, të mërkurën në 11 të mëngjesit dhe të premten nga ora 10 deri në 11 të mëngjesit ishin identifikuar si kohët më të mira për të postuar. Tani, e hënë, dhe e premte në orën 11 dhe të martën në 11 dhnë 14 janë periudhat më të mira për të postuar në Instagram.
Për më tepër, ndërsa analiza e mëparshme tregonin se aktiviteti në Instagram vazhdoi në mënyrë konsistente në mëngjes e herët dhe në mbrëmje vonë, aktiviteti tani është shumë më i përqendruar në ditët e punës, me një rënie pas orës 18.
Modelet e përdorimit të Twitter mbetën pak më të qëndrueshme para dhe pas urgjencës së COVID. Kjo mund të jetë për shkak të përdorimit të vazhdueshëm të platformës si një mjet për të kontrolluar shpejt lajmet dhe përhapjen e informacionit të dobishëm për publikun për bllokimin dhe masat e karantinës në rajone të ndryshme.
Pavarësisht kësaj, koha e zënë në krye të listës ka ndryshuar paksa: ndërsa më përpara ishte e Mërkurë dhe e Premte në orën 9 të mëngjesit, koha më e mirë për të postuar në Twitter tani është e Premte 7-9, ku ora 9 e mëngjesit duke tregon pikun e aktivitetit.
Meqenëse LinkedIn është një rrjet i orientuar drejt punës, nuk është për t'u habitur që sjellja ka mbetur kryesisht e pandryshuar. Ashtu si Tëitter, koha më e mirë për të postuar ka ndryshuar pak: më përpara periudhat e pikut ishin të mërkurën nga ora 8 në 10 dhe në mesditë, e enjte në 9 dhe 13, dhe të premten në 9. Tani momentet më të mira për LinkedIn, janë të mërkurën në 15 , të enjten në 9 deri në 10 dhe të premten nga ora 11 deri pasdite.
Orari i angazhimit të rregullt gjatë ditëve të javës fillon dhe mbaron pak më vonë, me aktivitetin që fillon në 8 në vend të orës 7 dhe mbaron rreth 16 në vend të 15. Kjo mund të ketë të bëjë me ndryshimin e modeleve të punës në distancë, duke përfshirë një rënie për shkak të lëvizjës së këmbësorëvë për të shkuar në pune.
Comments
0 comment