Nga sot mund të zgjidhni se kush t'ju shkruajë në Instagram
Instagram do të shtojë masat e sigurise për “Creators” duke limituar përdoruesit që të shkruajnë në Direct Message

Orët e fundit, faqja "Instagram for Business" ka publikuar disa të reja.  Sipas story-ve, Instagram do të shtojë masat e sigurise për “Creators” duke limituar përdoruesit që të shkruajnë në Direct Message ( DM ). Tashmë ata do të jenë në gjëndje që të zgjedhin se kush mund t’i dërgojë mesazhe dhe kush mund t’i shtojë në një grup chat-i. 

Hapi i pare është të shkoni në “Settings” dhe të zgjidhni “Privacy”. Më pas të klikoni në “Messages”. Nga këtu do të mund të vendosni se kush mund t’ju shkruaje duke klikuar rrethin në të majtë. E njejta gjë edhe për grupet.

Nëqoftëse një person nuk është në audiencën e selektuar, kërkon t’ju shkruajë ose t’ju shtojë në një bisedë në grup ata do të shohin që ju nuk i lejoni.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations